‘Shqipëria turistike’/ Livandot e Gramshit, destinacioni më i preferuar i turistëve për natyrën

15 Gusht 2023, 16:30| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 17:46

  • Share

Kjo është ndër ujëvarat më të bukura të Shqipërisë. Mban emrin e fshatit ku buron, Sotira.

Tashmë është shndërruar në një destinacion për turizmin e natyrës në Gramsh.

Por nuk është e vetmja.

Në fshatin pranë në Kushovë gjendet një nga pamjet më piktoreske e preferuar së fundi për të pasionuarit pas fotografisë.

Jemi nisur për në fshatin Kushovë të bashkisë Gramsh pasi në këtë zonë kultivohet levandoja, lulja e shumëkërkuar në tregun vendas e atë të huaj.

Për të arritur në destiancion duhet një makinë e lartë, pasi rruga është e asfaltuar deri në një segment të caktuar.

E kupton që po i afrohesh zonës lejla nga aroma e shpërndarë në ajër.

Fermeri Kujtim Shaliu është ai që na tregon më shumë për këtë bimë që sapo çel shndërrohet në panoramën më të kërkuar të fotografëve.

Sipërfaqet e mbjella me livando i gjejmë edhe në fshatrat e tjerë përreth të njësisë administrative Kushovë të cilat së bashku me pamjen e malit të Tomorrit dhe ujëvarën magjepsëse e kanë shndërruar të gjithë këtë zonë në të parapëlqyerën e turizmit natyror.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?