Piktura "Shpifja" e rilindasit italian Sandro Botticelli

Periferi

Shqipëria zemërgjerë më kë s’thotë të vërtetën

21 Qershor 2018, 18:33| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 18:36

  • Share

Nëse ne do të kishim një kujtesë më të fortë. Nëse do të ishim vërtet gërnjarë (fanatikë) të saktësisë e të verifikimit të fjalëve dhe punëve të njerëzve publikë, shumica prej atyre, që kanë folur e flasin kaq shumë në Shqipëri, nuk e di ku do të ishin. 
Kalojnë vitet e zgjedhjet, ndërrohen qeveri e qeveritarë, por disa personazhë të vjetër e të rinj, përfitojnë nga zemërgjërësia e të gjithë shqiptarëve të thonë, stinë pas stine, të pavërteta e askush nuk i bezdis.

Nuk parashikuan njeherë një fitues a humbës, nuk mbahet mend t’u kenë ofruar shqiptarëve qoftë edhe një fakt që ka rezultuar i vërtetë, e prapë, ndryshojnë kostumet, ngjyrën e flokëve, të studiove televizive, të përkatësive partiake apo të “pavarësisë” prej të gjithëve, faqet e gazetave e tashmë të portaleve, por nuk ndryshojnë në një linjë: të thonë e të shpërndajnë në publik absurditete nga më të trashat, sikur të ishin duke thënë një gjë që e dinë mirë. Eshtë plot me këta tipa edhe kjo stinë.

Por edhe se shqiptarët qëlluan jo edhe aq të vëmendshëm në këtë drejtim, e ndoshta këta që flasin e shkruajnë i shohin, por nuk i dëgjojnë, i njohin, por nuk i lexojnë, i ndjekin si në teatrin më absurd apo në komedinë që i argëton duke i lënë të jetojnë në hapsirat e tyre pa kuptim, po vetë këta, këta, thellë ç’mendojnë? 

Më qëllon të shoh a të lexoj emra që tashmë janë bërë “brand” gati sa qumështi Lufra në treg (kush nuk e njeh), të flasin e shkruajnë për të vërtetën dhe përpiqem, dhe kërkoj: A ka një, qoftë një të vetme të vërtetë, që në 20 vite a më shumë karrierë publike, ky, ai, ajo ka ofruar, ka punuar për ta gjetur dhe me të mendjet tona ka ndriçuar për aksh situatë? Me pak përjashtime, nuk arrij gjëra bindëse të gjej.

E megjithatë, flasin e flasin pa pushim, hamendësojnë e mbledhin grushtat duke dashur të tregojnë se të vërtetën këtë herë e kanë aty.
Po mirë para kamerave, në portale a në publik, por kur shkojnë në shtëpi, kur janë vetëm, ose përballë pasqyrës, cila është loja bindëse që bëjnë, cila është forca që u jep kurajo për të vazhduar edhe pse të gjitha ato që thanë e thonë u tretën si kripa në një det të trazuar?

Shqiptarët janë zemërgjerë me ta, bëjnë sikur i dëgjojnë, argëtohen me ç’thonë e ç’shkruajnë… por në rrugën e caktuar, të shënjuar nga të parët, më të mirët tanë, duket se vazhdojnë. Shpërfillës ndaj aktorëve-amatorë të së vërtetës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?