Politikë

Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB, Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, u bëmë pjesë e tryezës botërore për paqen dhe sigurinë

11 Qershor 2021, 18:53| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 20:16

  • Share

Shqipëria bëhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara me 175 vota nga 117 të nevojshme, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Për ministren e Jashtme Olta, Xhaçka në një intervistë për Report Tv, e cila votoi si përfaqësuesja më e lartë e Shqipërisë në Asamble të OKB-së, tha se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë duke u bërë pjesë e tryezës së madhe botërore për paqen dhe sigurinë

Nga New York ku ndoqi nga afër punimet në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Xhaçka tha Shqipëria ka qenë një shtyllë stabiliteti në rajon dhe një urë përmes politikës së saj konstruktive dhe me anëtarësimin në Këshillin e sigurimit në OKB tashmë një vend i vogël do të ketë një vend në tryezën e madhe botërore duke bërë historinë.

"Ka vende që janë angazhuar duke lobuar gjatë gjithë këtyre viteve për të mundësuar këtë që Shqipëria ka sot. Shqipëria duke u ulur si një vend i vogël përfaqësues i rajonit, i grupit të Europës lindore të tryezës së madhe të vendimmarrje globale të paqes dhe sigurisë. Sigurisht  është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë. Vendet e vogla janë dëshmitarë të historisë pa pasur mundësi ta influencojnë atë. Është një mundësi e jashtëzakonshme e prestigjit të politikës sonë të jashtme, për të forcuar marrëdhëniet me aleatët e partnerët tanë tashëm në rang global dhe për të vendosur marrëdhëniet të tjera. Është një mundësi e jashtëzakonshme për gjëra atë që Shqipëria  e ka bërë shumë mirë në rajon duke qenë një shtyllë stabiliteti dhe një urë përmes politikës së saj konstruktive" tha Xhaçka

Për Xhaçkën kjo arritje e jashtëzakonshme dhe historike nuk mund të shihet vetëm si diplomatike apo vetëm për maxhorancën, por është për të gjithë kombin shqiptar. Xhaçka tha se Shqipëria e ka mëritura plotësisht këtë votim dhe se tejkalimi i votave të nevojshme është tregues i vlerësimit të kontributit që Shqipëria ka dhënë përmes misioneve paqeruajtëse dhe stabilitetit në rajon.

"Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për vendin dhe jo vetëm për maxhorancën në pushtet, por mundësi e jashtëzakonshme për shqiptarë. Në 65 vite anëtarësim të Shqipërisë në OKB, Shqipëria nuk e pasur asnjëherë këtë mundësi, dhe ka ende shumë vende ende që nuk e kanë pasur mundësinë në uljen në Këshillin e Sigurimit dhe mjafton kjo për të dëshmuar rëndësinë e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme. Kjo është mundësia e një gjenerate. Shqipëri plotësisht e ka merituar këtë votim. Nga 132 vota të pritshme Shqipëria ka marrë 175 vota. Kjo është tregues i vlerësimit të kontributit që Shqipëria ka dhënë përmes misioneve paqeruajtëse e kështu me radhë. Shqipëria e meriton dhe diplomatët e angazhuar do të bëjnë maksimumin që Shqipëria të ketë një kontribut të qenësishëm në këtë tryezë", tha Xhaçka.

Ministrja theksoi se kjo arritje e Shqipërisë i shërben edhe Kosovës, pasi njohja e pavarësisë së saj mbetet shtyllë kryesore e politikës sonë të jashtme.

"Avancimi çështjes së Kosovës është një shtyllë e rëndësishme e politikë sonë të jashtme. Do mbështesim dialogun për të mbyllur një dosje tragjike në rajonin tonë por edhe duke pasur parasysh se avancimi i çështjes së Kosovës është ngushtësisht i lidhur me paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit", tha Xhaçka.

Me votimin e 190 vendeve në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këhsillit të Sigurimit në OKB me 175 vota nga 117 që ishin të nevojshme. Ajo do të ketë një mandat 2-vjeçar 2022-2023 dhe do të marrë detyrën nga janari i 2022. Në garë ishin edhe 4 kandidatura nga grupe të tjera, Gana, Gaboni, Brazili, Emiratet e Bashkuara, por që u përmbyll me përzgjedhjen e Shqipërisë.

Ambicien për të qenë pjesë e Këshillit të Sigurimit Shqipëria e ka shfaqur që në shtator të vitit 2018. Pas Presidencës së OSBE-së, kjo është një nga arritjet edhe më të madha në arenën ndërkombëtare për Shqipërinë.

Ora 18:58
Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurisë, Xhaçka: Njohja e pavarësisë së Kosovës, shtyllë e politikës sonë të jashtme

 

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në një intervistë për Report Tv, pasi Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB, nënvizoi se avancimi i çështjes së Kosovës është një shtyllë e rëndësishme e politikës së Jashtme.

Xhaçka tha se pritshmëritë për ndikimin e tyre në këtë tryezë të rëndësishme janë realiste, por do të jenë ambiciozë që përmes një axhende të veçante të avancojnë prioritet dhe një ndër to është e njohja e pavarësisë së Kosovës nga shtete që nuk e kanë njohur akoma.

Më tej ministrja theksoi se do të mbështesin dialogun për të mbyllur një dosje tragjike, duke shtuar se avancimi i çështjes së Kosovës, është ngushtësisht i lidhur me paqen dhe stabilitetin në Rajon.

'Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit për të avancuar një axhende globale sa i takon paqes dhe sigurisë. Mund të ofrojmë në tryezën e Këshillit të Sigurisë edhe zgjidhjet që vijnë nga vendi ynë dhe nga Rajoni ynë për të pasur një kontribut të qenësishëm. Pritshmëritë tona janë realiste sa i takon ndikimit që mund të kemi në këtë tryezë të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të jemi ambicioz përmes një axhendë të veçantë dhe për të avancuar prioritet tona. Avancimi çështjes së Kosovës është një shtyllë e rëndësishme e politikë sonë të jashtme. Do mbështesim dialogun për të mbyllur një dosje tragjike në Rajonin tonë por edhe duke pasur parasysh se avancimi i çështjes së Kosovës është ngushtësisht i lidhur me paqen dhe stabilitetin në Rajonin tonë. '- tha Xhaçka.

Ora 18:57
Xhaçka video-mesazh nga SHBA: Shqipëria do jetë anëtare e forumit më të lartë të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare

Pasi u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurisë në OKB, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka ndarë me një mesazh në rrjetet sociale, ku falenderon të gjithë vendet që e mbështetën.

Xhaçka thotë se Shqipëria do jetë anëtare e forumit më të lartë të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare ku trajtohen dhe merren vendime për çështjet më të mprehta sa i takon paqes dhe sigurisë.

'Shqipëria do të jetë anëtar i forumit më të lartë të politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare ku trajtohen dhe merren vendime për çështjet më të mprehta sa i takon paqes dhe sigurisë. Dua të falendroj shumë vendet që mbështetën kandidaturën e Shqipërisë.'- tha ndër të tjera Xhaçka.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?