Shqipërinë e vizituan mbi 8.5 mln turistë në 8 muaj! Vetëm në gusht mbi 2.1 mln të huaj

25 Shtator, 17:10| Përditesimi: 25 Shtator, 17:18

  • Share

Shqipëria është vizituar nga janari deri në fund të gushtit nga 1.3 milionë të huaj më shumë se vjet në të njëjtën periudhë.

Në total përgjatë kësaj periudhe vendi u vizitua në të katër anët e tij nga 8.5 milionë të huaj, nga 7.1 milionë që ishte shifra për janar-gushtin e vitit 2023.

Jehona e bregdetit shqiptar, që pati pasqyrim në disa media ndërkombëtare, mund të kishte rezultuar edhe më produktive, ndoshta edhe me më shumë turistë, nëse një valë e papritur shtrenjtimi nuk do të kishte përfshirë bizneset e sektorit të turizmit përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Referuar INSTAT, 8.1 milionë të huaj që kanë hyrë në territorin Shqiptar ishin nga kontinenti Evropës, i dominuar kryesisht nga shtetas të Evropës Jugore, ku bëjnë pjesë turistët besnik të vendit, ato të Ballkanit Perëndimor e deri tek portugezë, spanjollë, francez, italianë apo turq.

Por në këtë tetëmujor janë dyfishuar të huajit nga Afrika dhe në rritje të fortë janë edhe turistët nga Amerika. Nga ana tjetër edhe shqiptarët këtë vit kanë pushuar më shumë jashtë vendit këtë vit, pasi është në rritje me 15% krahasuar me vjet.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrena: 25/09/2024 17:24

    Po sikur do ishin 14? Apo ce deshe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?