Nuk kishim shumë, por kishim zemër të madhe! Bukën e ndanim së bashku, festat i bënim se bashku! Nëse dikujt i kishte mbaruar kripa në shpi e kishte deri e hapur tek fqinji për të marr ndoshta sasinë e fundit të kripës që i kishte mbetur!
Kafeja konsumohej me miq e shok! Kush kishte pak kafe në shpi ai e serviste për të gjithë! Kur dikujt i vinte një mik dhe kafeja i kishte mbaruar, ai e kishte derën e hapur tek fqinjët për të marr kafe dhe për t'ia "pjekur" mikut në shpi!
Rakija zihej në qendër të fshatit dhe kush kalonte ishte i ftuar ta shijonte një gotë si dhe të bënte kritika apo lëvdata!
Mish nuk kishim, por nëse dikush therte ndonjë bagëti ai mishin e ndante me të gjithë! Nëse dikush sëmurej, ai rrethohej nga miq e shok e të afërt!
Martesat ishin gëzim i madh e zgjasnin një javë! Të gjithë festonin e gëzonin, por ajo që ishte më e rëndësishme, sepse familja konsiderohej e shenjtë e nuk përfundonin në gjykatë për divorc pas një jave!
Nuk kishim shumë kanale televizive, telefona me Facebook, por kishim vetëm një TV dhe të gjithë së bashku shikonim një film apo një ndeshje sporti e kështu që mjedisi kthehet në një klub të ndërveprimit social e kulturor!
Nuk kishim shumë forca policie, nuk kishim gjykata e gjykatës të korruptuar, por kishim mbledhjet e fshatit që i zgjidhnin problemet shpejt e pa pasoja duke mos ndëshkuar të pafajshmit apo të pa mbrojturit!
Nuk kishim shumë rroba e për më tepër që nuk njihnim markat, me një kostum bëheshin dhënder disa burra, por kishim respektin e dashurinë pa xhelozi për njëri-tjetrin!
Pas viteve '90, u njohëm me shumë të mira dhe po ashtu edhe me shumë shërbime që nuk i kishim, e kuptuam gabim kapitalizmin si marrëdhënie në kushtet e natyrës, ku fiton më i forti dhe kush është më dredharaku duke humbur çdo vlerë tonën njerëzore që e kishim të trashëguar si shoqëri! Humbëm respektin për njëri-tjetrin, disponibilitetin, humanizmin e po ashtu humbëm edhe shumë cilësi të tjera si një shoqëri që në plan të parë kishte vlerat dhe moralin!