Sondazhi i Report Tv/ Shqiptarët ‘dashurohen’ pas Silvinjos dhe Kombëtares, lënë pas Luiz Ejllin dhe Elsa Lilën

20 Dhjetor 2023, 21:40| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 21:42

  • Share

Kualifikimi i kombëtares shqiptare në evropianin Gjermani 2024 ka rritur vlerësimin dhe mbështetjen për futbollistë e kryesisht për trajnerin brazilian Sylvinho. Në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zalonshnja, qytetarët të pyetur së kush janë 10 persona sportivë/artistikë që ju kanë lënë më shumë mbresa gjatë 2023, 40.1% e të anketuarve janë përgjigjur trajneri Sylvinho.

Pas tij vjen një tjetër emër i rëndësishëm i kombëtares i cili është sulmuesi Jasi Asani, i cili shënoi golat vendimtarë për kualifikim dhe që vlerësohet me 20.3%, si sportisti që ka lënë më shumë mbresa gjatë 2023. Një tjetër element i talentuar i kombëtares, Nedim Bajrami vlerësohet me 12.1% ë të pyeturve si sportisti që ka lënë më shumë mbresa gjatë 2023.

Një tjetër personazh i përfolur gjatë këtij viti është edhe këngëtari Luiz Ejlli, fitues i ‘BBV 2’. 11.8% e të anketuarve mendojnë se ai është artisti që ka lënë mbresa në 2023.

Sërish në radhët e kombëtares, vlerësohet Kristjan Asllani nga 7.1% e të anketuarve, portieri i Kombëtares Etrit Berisha vlerësohet nga 2.5%, Taulant Seferia nga 2.2% e të pyeturve.

1.5% e qytetarëve mendojnë se këngëtarja Elsa Lila është një artiste që ka lënë mbresë gjatë 2023, pas saj futbollisti Berat Gjimshiti, 1% dhe aktori Viktor Zhusti 0.8%.


Lajmi kryesor:

Sondazhi i Report Tv/ Altin Dumani e Rama, njerëzit më me ndikim në 2023! Gërdeci, dosja më me rëndësi në SPAK! Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS fiton! Berisha humb sërish mbështetje


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?