Lehtësimi i masave kufizuese dhe hapja e pjesshme e kufijve në muajit e verës, ka rritur numrin e aplikimeve për azil të shqiptarëve.Të dhënat e fundit të zyrës evropiane të azilantëve tregojnë se aplikimet e shqiptarëve kanë tejkaluar shifrat e para krizës së pandemisë Covid-19, pasi vetëm në muajin gusht janë regjistruar 1.432 aplikime, duke u rritur me 46% në raport me korrikun. Nga këto 1198 janë regjistrime për herë të parë dhe 234 janë riaplikime.
“Vendet e BE, morën aplikime jashtëzakonisht të shumta nga gjeorgjianët, shqiptarët dhe moldavët. Aplikimet nga venezuelianët dhe kolumbianët kanë filluar të rriten muajt e fundit, duke i dhënë fund një tendence të qartë dhe të qëndrueshme rënëse. Për herë të parë në gati dy vjet, shqiptarët iu bashkuan 10 kombësive kryesore që aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare në BE+”, thuhet në njoftimin e zyrës evropiane të azilantëve.
Pavarësisht numrit të lartë të aplikimeve vetëm 10 shqiptarë e kanë marrë statusin e refugjatit në muajin gusht. Ndërsa në total deri në fund të gushtit janë regjistruar 5340 aplikime për azil nga shqiptarët.
Ndërkohë përpara nisjes së pandemisë në janar të vitit 2020 numri i aplikimeve ishte 1,122, ndërsa në raport me gushtin e vitit të kaluar regjistrimet e shqiptarëve për të fituar statusin e azilantit janë më shumë se trefishuar. Në gusht të 2020 numri i aplikimeve ishte 403, për shkak edhe të kufizimeve që diktoi pandemia COVID-19.
Nga vendet e fqinje Shqipëria është në krye të listës për numrin e lartë të aplikimeve, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 381 aplikime, Serbia me 330 kërkesa, Bosnje Hercegovina 157, Kosova 148 aplikime dhe në fund është Mali i Zi me vetëm 21 aplikime.
Edhe Turqia ka regjistruar rekord aplikimesh me 3,066 aplikime duke i bërë grupin e tretë më të madh për kërkesa në gusht, pas afganëve dhe sirianëve.
- APLIKIM PËR HERË TË PARË
- Gusht 2021 1198
- Korrik 2021 798
- Qershor 2021 468
- APLIKIMI I PËRSËRITUR
- Gusht 2021 234
- Korrik 2021 182
- Qershor 2021 157
- APLIKIM PËR HERË TË PARË
- Gusht 2020 274
- Korrik 2020 366
- Qershor 2020 228
- APLIKIMI I PËRSËRITUR
- Gusht 2020 129
- Korrik 2020 139
- Qershor 2020 106
- Gusht 2019 1519
- Përsëritës 184
- APLIKIMET PËR AZIL SIPAS SHTETEVE
- Kosovë 148
- Serbi 330
- Bosnje Hercegovinë 157
- Turqia 3066
- Maqedonia 381
- Mali i zi 21
Kjo ca po i nodhe shqipnis sote,e ka pas anerr serbi dhe greku se si me i shporgul shqiptare nga trojete e tyre dhe sote po e baj vete politika shqiptare.
Përgjigju