Diaspora në Itali, takimi i Ramës

Shqiptarët që jetojnë jashtë ose ‘Diaspora’ nuk janë haraç, shërbëtorë apo nevojtarë  të asnjë politike!

1 Qershor, 19:27| Përditesimi: 1 Qershor, 19:29

  • Share

Ka një optikë të gabuar ose koncept të ndërtuar gabim kundrejt ne shqiptarëve që jetojmë jashtë! Përveç se politika ka një perceptim të gabuar ndaj nesh që jetojmë jashtë, sepse dashurinë për vendin na e trajtojnë jo si vlerë patriotizmi, por si një dobësi e ndoshta edhe me keq si "budallik", por na konsiderojnë si nevojtarë të politikës e ndoshta deri në konceptimin e nënshtrimit.

Ne jemi larguar pikërisht nga kjo politikë, sepse nuk u pajtuam me të, nuk u nënshtruam e as nuk pranuam të nënshtrohemi deri në nivelin e ulët të servilizmit.

Politika shqiptare, jo vetëm që nuk e ka me sinqeritet kur flet për ne, por flasin për ne dhe bëjnë projekte për ne pa na bërë pjesë të asnjë iniciative, pa na dëgjuar neve se çfarë problemesh kemi, çfarë dëshirash kemi.

Flasin në programet e tyre për ne, por nuk duan e nuk na pranojnë të na bëjnë as pjesë të hartimeve, diskutimeve e as të propozimeve. Pra, flasin për ne, në emrin tonë, hartojnë projekte për ne, por nuk duan e as nuk na pranojnë si palë të barabarta të paktën për gjërat që janë tonat e lidhen me jetën tonë!

Politika, shqiptare ka optike të gabuar, jo reale e jo dashamirëse, ama flasin për ne për nevojat e imazhit të tyre.

Ne që jetojmë jashtë ose që na quajnë me krenari "Diaspor" kur ju duhemi, nuk jemi nevojtarë të politikës, se po të ishim ashtu kishim qëndruar me t'a nën muzikën apo haremin e tyre. Si mund të flasin për votën tonë apo problemet apo potencialet tona, nuk janë inferior ndaj nesh dhe praninë e tona e shikojnë si mundësi që mund t'u marrin vendin e tyre, sepse e kanë tokë të zanun. Të rrinë të qetë se nuk duan vendin e tyre, sepse ne i lamë të zhgënjyer vendet tona për tu larguar jashtë për të gjetur shpresën që këta na e vranë, për të gjetur lirinë që këta na e kishin mohuar.

Megjithatë, kjo politikë, le të rri e qetë se nuk i duam vendet e tyre, por as këta e askush nuk mund t'a na heq një të drejtë të shenjtë e hyjnore, se Shqipëria është vendi jonë dhe atë e duam europiane, me politike, pa politikë apo përtej saj, ne do të vazhdojmë ta duam çdo ditë dhe gjithmonë Shqipërinë!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?