Programacion

E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar

Shqiptari i arrestuar dhe shtëpia e barit ne Angli

Shqiptari kapet në ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë £ në Britani, dëshmia në polici: S’di anglisht, jam ilegal

21 Nëntor 2021, 08:03| Përditesimi: 21 Nëntor 2021, 08:08

Një shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi u kap duke ruajtur dhe mirëmbajtur një ‘shtëpi bari’ në zonë e Uelllsit. Shqiptari i identifikuar si Aldjon Musollari akuzohet nga autoritetet britanike për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa punonte në një banesë e shndërruar në një ‘shtëpi bari’, ku u gjetën të kultivuara 120 bimë kanabisi në faza të ndryshme të pjekurisë që kapnin një vlerë prej 100 mijë paund.

Shtëpia e barit

Kur Aldjon Musollari u ndalua nga policia ai tha se “Nuk flas anglisht. Shqip. Pa pasaportë. Ilegal në Britani.” Ndërsa para hetuesve, ai tha se kishte ardhur në Britani me kamion 6 javë më parë dhe kishte punuar në ndërtim në Liverpool, ndërsa kishte jetuar edhe në rrugë se nuk po gjente punë, ku i ishin afruar dy burra të cilët e çuan në banesën e barit dhe e mbajtën aty për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj.

Vetë ‘shtëpia e barit’ ishte e sofistikuar ku muret ishin të veshura me pllaka gipsi dhe të mbuluara me fletë plastike dhe kishte dhjetëra llamba për ngrohje, transformatorë të energjisë elektrike, thasë me plehra dhe një sistem ushqimi dhe ujitjeje. Gjithashtu ishte hapur një vrimë në tavan dhe kishin vendosur një shkallë që lejonte aksesin e lehtë nga dhomat e banimit në katin më sipër në zonën e rritjes së kanabisit kati poshtë.

I.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Katër vrasjet në bulevard, a është bërë drejtësi për 21 janarin?