Laura Fetahu

Shqiptarja mahnit jurinë në Xfactor Italia, vijon garën! Juria italiane: E jashtëzakonshme, s’gabon! Shikoni performancën (VIDEO)

12 Tetor, 16:45| Përditesimi: 12 Tetor, 20:18

  • Share

Këngëtarja me origjinë shqiptare Laura Fetahu vijon rrugëtimin e saj në Xfactor në Italia.

Ajo u prezantua të premten në Bootcamp, fazën e dytë të përzgjedhjes së artistëve të rinj nga trajnerët.

23-vjeçarja ka marrë që në nisje të edicionit të spektaklit vlerësime nga trajnerët, çka ndodhi edhe në fazën e përzgjedhjeve të dyta, pasi u përzgjodh të vijojë më tej garën me talentet e tjera.

Laura, do të vijojë garën si këngëtare e trajneres Paola Iezzi

“Ajo nuk gabon asgjë, na nxjerr jashtë loje dhe ne, është e jashtëzakonshme”, thanë mes batutash trajnerët duke vlerësuar zërin dhe perfomancën e shqiptares.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • L.Voci: 12/10/2024 22:11

    Zemra ime nanderove ,na bere krenar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?