Pamje nga aksidenti

Shtatë të vdekur nga përplasja e një makine me emigrantë në Hungari

14 Dhjetor 2021, 11:33| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 11:35

  • Share

Shtatë persona humbën jetën dhe katër të tjerë mbeten të plagosur kur një makinë me targa serbe që transportonte emigrantë, u përplas në një shtëpi në Hungari të hënën vonë, pasi shoferi i saj refuzoi të ndalonte në një pikë kontrolli të policisë.

Shoferi pa se policia po kontrollonte makinat në fshatin Morahalom afër kufirit me Serbinë dhe u përpoq t'i shmangte duke u larguar me shpejtësi, tha policia të martën për agjencinë e lajmeve MTI.

Makina, në të cilën ndodheshin 10 emigrantë dhe ishte nisur drejt qytetit Szeged, më pas u përplas me një shtëpi dhe u përmbys.

Policia tha se shoferi i makinës, i cili gjithashtu mbeti i plagosur, u ndalua dhe ndaj tij do të nisë ndjekja për trafikim personash dhe shkaktim të një aksidenti masiv me pasoja të rënda.

Aksidenti ndodhi në afërsi të kufirit të Hungarisë, anëtare e Bashkimit Evropian, me Serbinë, e cila nuk është pjesë e bllokut. Qeveria e kryeministrit Viktor Orban ndërtoi një gardh me tela me gjemba në vitin 2015 në kulmin e krizës së emigrantëve, kur qindra mijëra kaluan atje në rrugë drejt Evropës Perëndimore.

Qëndrimi i ashpër i kryeministrit Orban kundër imigracionit, ndihmoi partinë e tij konservatore, Fidesz, të fitojë zgjedhjet sërish në vitin 2018. Sipas policisë, javën e kaluar 2,419 emigrantë u ndaluan në kufijtë e Hungarisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?