Për të dytin vit radhazi, shtatori në parlament pritet të nisë me një tjetër ngërç mes demokratësh. Zyrtarizmi i nismës së ndërmarrë nga Partia Demokratike e Rithemelimit, për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Luciano Bocin si kryetar i grupit parlamentar, ndonëse i paralajmëruar shumë herë, duket i vështirë, pasi Berisha nuk ka arritur të mbledhë numrin minimal të firmave të deputetëve që të dërgojë në Kuvendin e Shqipërisë vendimin.
Mbledhja e të paktën 23 firmave të deputetëve, që Sali Berishës i duhen për të zëvendësuar Alibeajn, bëhet edhe më e vështirë për shkak të shpërndarjes që PD i bëri deputetëve të listës fituese në grupe të tjera parlamentare dhe përjashtimit të 4 deputetëve mbështetës të tij, nga Grupi parlamentar i PD në 17 janar, si ndëshkim për mbështetjen e dhunshme të 8 janarit para selisë së PD.
Kështu, në grupin parlamentar të PD, janë 10 deputetë që përkrahin Berishën, (Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Tritan Shehu, Agron Shehaj, Bujar Leskaj, Edi Paloka, Luciano Boci, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti.) ndërsa 3 të tjerë përgjatë muajve të fundi, ndonëse nuk i janë bashkuar, jam shprehur pro qëndrimeve të tij. (Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Grida Duma)
Vetë Berisha, bashkë me Flamur Nokën, Albana Vokshin, Luan Baci dhe Edmond Spaho nuk mund të firmosin zëvendësimin e Alibeajt si kreu i Grupit të PD, pasi në Kuvend janë deputetë pa grup parlamentar.
Edhe dy deputetë të tjerë, të rreshtuar me Berishën, po ashtu nuk mund të firmosin, pasi Elda Hoti është e regjistruar në grupin e Mediut, aleanca për Ndryshim, ndërsa Kasëm Mahmutaj në Grupin parlamentar Demokraci dhe Integrim të Mesila Dodës.
I pyetur nga gazetarët, vetë Berisha e ka shmangur 2 herë përgjigjen e drejtëpërdrejtë sesi do ta zëvendësojë Alibeajn.
Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj e ka sfiduar disa herë këtë vendim të Berishës duke mbledhur grupin parlamentar edhe pasi ky i fundit e kishte deklaruar të shkarkuar. Hera e fundit ajo pak kohë më parë, kur deputetët patën një takim suprizë në një hotel në kryeqytet...
Alibeaj pritet ta mbledhë sërish grupin ditët e para të shtatorit për axhendën parlamentare, në prag të nisjes së sesionit të ri.
Salhe BAJGA është bureci më flliqsir në gjith historin e kombit Shqiptar. Ky malok anadollak ky flliqësir është një wc publike. Mallkuar qoft ajo dit që ky qen i zgjebosur ka ardhur në jet.
PërgjigjuSi e shpenzoj kohen time me ju cfar plehre jam. Jam nje cop muti nje pleh i ndyre qe merrem dhe harxhoj kohen time me ju sali. Me neveritet vetja sinqerisht
Përgjigju