Politikë

Shtatori i nxehtë politik, ‘Rama 3’ dhe rikthimi i opozitës

25 Gusht 2021, 14:19| Përditesimi: 25 Gusht 2021, 17:38

  • Share

Me një mandat të tretë në xhep, vera po shkon e qetë për Socialistët. Por jo  aq e heshtur për liderin e kësaj force dhe kryeminstrin Edi Rama, që nga vila e tij e pushimit në Dhërmi, ka ndjekur me interes zhvillimet e politikës së jashtme, herë pas here me intervista edhe për mediat ndërkombëtare, referuar çështjes së shumë përfolur të strehimit të Afganëve në Shqipëri.  Por cfarë do të sjellë fillim shtatori në selinë rozë dhe në parlament?

Në asamblenë e PS e cila mblidhet në fund të gushtit, pika kryesore e diskutimit, janë emrat e kabinetit të ri qeveritar. Ekskluziviteti për këtë i takon kryeminsitrit Rama, të cilët sipas burimeve për Report Tv, tashmë ai i ka zgjedhur figurat e reja. Edhe vetë ata Rama do t’i suprizojë, pasi njoftimin do ta marrin nga shefi momentin e fundit.

Por çfarë pritet të ndryshoj në kategorinë e Ministrave?

Referuar mbështetjes së madhe në vota në zgjedhjet e 25 prillit, burimet për Report TV flasin për shanse të larta për një rikonfirmim të ministres Belinda Balluku në krye të Ministrisë së Infrastrukturës. Rama e shikon me pozitivitet figurën e Ballukut.

Ogerta Manastirliu, dhe Arben Ahmetaj, janë dy emra të tjerë që do mund t’i rezistojnë sfidave të përzgjedhjes në kabinetin e ri. Menaxhimi  i fatkeqësive natyrore të tërmetit dhe pandemisë, janë parë dhe vlerësuar me prioritet nga Rama, i cili nuk ka dhënë shenja pakënaqësie ndaj Manastriliut dhe Ahmetajt.

Me pikëpyetje mbetet vijimi në krye të Ministrisë së Brendshme të Bledi Çuçit dhe aktualisht për postin e tij në pritje janë tre emra të dëgjuar socialistësh.

Pse jo me një rezultat të kënaqshëm në vota, në zgjedhjet e 25 prillit, i mundshëm lexohet rikonfirmimi në drejtimin e Ministrisë së punëve të jashtme, i Olta Xhaçkës, e cila duket se fitoi pikë me raportin koordinues të bashkëpunimi me SHBA apo edhe me menaxhimin e krizës së Afganeve.

Shtatori nuk do të na njohë vetëm me emrat e kabinetit të ri. Pas dorëheqjes së Gramoz Rucit, ish-kryetarit të kuvendit dhe një ndër figurave më të vjetra në  këtë forcë politike, socialistët  do të duhet të vendosin edhe për emrin e ri të kryetarit që do të drejtoj seancat e ardhshme parlamentare. Një potencial i mundshëm është edhe Taulant Balla, që aktualisht mban postin e kryetarit të grupit parlamentar në PS.

Nga ana tjetër disa nga emrat e njohur në PS, si Pandeli Majko, Musa Ulqini, Anastas Angjeli, etj nuk do të jenë pjesë e Kuvendit.

Me fillimin e legjislaturës së re, rikthimi i opozitës e vështirëson konsensusin e maxhorancës për miratimin e pikave të rëndësishme. Ndër më kryesoret është ajo e Reformës në Drejtësi. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të duhet të dakortësojnë në shumë çështje, ndërsa mbetet për tu parë bashkëpunimi bazuar edhe në kërkesën e përsëritur të socialistëve për bashkëqeverisje. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PS fitoi 74 mandate. Edhe 3 mandatet e PSD-së të Tom Doshit, duket se janë pranë socialistëve. PD mori 59 mandate.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?