Shtatori me agjendë të ngjeshur, PS përballë ndryshimeve! Emra të rinj ne qeveri? Krashi: S’i përjashtoj, sfidat ndryshojnë

9 Gusht 2023, 14:44| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 15:40

  • Share

Shtatori pritet të nisi me një agjendë të ngjeshur politike. Sesioni i ri parlamentar do të trajtoj disa nisma të rëndësishme të mbartura nga sesioni i kaluar, nga ana tjetër Partia Socialiste nëpërmjet dy takime të rëndësishme pritet të ketë ndryshime në strukturë, ku nuk përjashtohen as ato në qeveri.

Zhvillime të rëndësishme pritet të sjellë vjeshta në Selinë Rozë, ndërkohë që ‘ethet’ e ndryshimeve në kabinetin qeveritar janë gjithnjë e më të pranishme. Në opinion publik emra të ndryshëm janë lakuar ndërsa për deputetin socialist Lavdrim Krashi sfidat të reja mund të shoqërohen edhe me forca të rinovuara.

“Asambleja ps, do të mblidhet sërish  në fillim të shtatorit për të përgatitur kongresin e radhës të PS, i cili do të shpalos vizionin e kësaj force për drejtimin e vendit. Edhe asambleja por edhe Kongresi, do të shërbejnë për të rifokusuar punën në qeverisje të vendit. Prioritet e qeverisë gjithmonë ndryshojnë sidomos kur ka ngjarje të pazakonta. Në këtë kontekst nuk mund të thuhet se s’do ketë  ndryshime në qeveri, apo anasjelltas" thotë deputeti i PS-së, Lavdrim Krashi.

Reforma zgjedhore, dhe zgjedhja e  Avokatit të ri të popullit, të mbartura nga sesioni i kaluar, do të jenë sfidat e mazhorancës socialiste në Parlament pasi kërkojnë 3/5 e votave në parlament për t’i miratuar.

Në intervistën për Report Tv Krashi nuk harron edhe reformën zgjedhore.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën për të zgjedhur avokatin e popullit, në mënyrë që të rakordojmë edhe për reformën zgjedhore.”

Deputeti socialist nënvizon gjithashtu se vota e emigrantëve do të marrë zgjidhje të shpejtë, marrë shkak edhe nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese.

“Për fat të keq komisioni është mbledhur 2 apo 3 herë në legjislaturën e kaluar. Do të luftoj fortë që kjo të jetë diçka konkrete në shtator, që të kemi kod zgjedhor të kompletuar që t’i jepet mundësi qytetarëve shqiptarë jashtë Shqipërie.”

Në fund të korrikut të kaluar një mbledhje e Asamblesë Socialiste vendosi shkarkimin e të gjithë sekretariatit të dhe në shtator një Kongres i jashtëzakonshëm do të zgjedhë emrat e rinj.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?