TIRANE - Muaji shtator pritet të jetë vendimtar edhe për një reformë mjaft të rëndësishme në Shqipëri, atë zgjedhore.
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dje në seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, tha se puna intensive që do të rinisë në shtator në këtë komision, do t'i garantojë shqiptarëve një kod të ri elektoral.
"Shtatori po vjen, dua t'iu them se në shtator na pret një punë shumë intensive që t'i japim Shqipërisë një kod elektoral që të mos ketë më problematika si në gjithë këto vite", tha Balla.
Në Parlament, është ngritur një komision për reformën zgjedhore që kryesohet nga Damian Gjiknuri i socialistëve, dhe Rudina Hajdari kryetare e grupit parlamentar demokrat, grup i krijuar nga opozita e re që erdhi në Kuvend pas djegies në bllok të mandateve. Në fakt, reforma zgjedhore është një proces i zvarritur ndër vite, i nisur mes mazhorancës dhe opozitës tashmë jashtë parlamentit, Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve të djathtë.
Ashtu si reforma në drejtësi, edhe ajo zgjedhore për ndryshimin e Kodit, ka qenë refren i ndërkombëtarëve, por edhe i vetë kryeminsitrit Edi Rama i cili është shprehur se zgjedhjet e ardhshme Shqipëria do t'i bëjë me kodin e ri zgjedhor. Edhe më herët e ftuar në Report Tv, Rudina Hajdari është shprehur se reforma zgjedhore është tashmë një detyrim ndërkombëtar.
Reforma ka në thelb rekomandime të OSBE/ODIHR, ndërsa mazhoranca ka kërkuar të garantohet edhe e drejta e votës për emigrantët. Opozita e re me në krye Rudina Hajdarin në këtë komision parlamentar, është shprehur se ndryshimi i madh do të vijë përmes listave të hapura. Pra, kryetari i Partisë nuk e ka më në dorë se kush futet në parlament, ku kandidati për deputet vihej në një listë dhe në varësi të votave për partinë futeshin në Kuvend të parët në lista.
Ky komision parlamentar e ka mandatin deri në nëntor të këtij viti dhe në mbledhjen e tij të parë, u ra dakord që deri në 31 korrik të jenë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Sipas kalendarit të këtij komisioni, brenda 30 shtatorit do të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit. Deri më 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike. Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor.
Por opozita joparlamentare duket të jetë kundër.
Ish-deputeti Petrit Vasili pas deklaratës së Taulant Ballës në Kuvend, herët këtë mëngjes, ka bërë një status në Facebook ku del kundër reformës zgjedhore. Sipas Vasilit, ecja përpara me këtë reformë është alibi për të mbuluar sipas tij grabitjet qe qeveria bën.
"Përdorimi i reformës zgjedhore si alibi sorrosiste për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e shtetit nga Edi Rama! Sa herë që Edi Rama bën grabitje kolosale duke filluar nga vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve, kapja e shtetit e drejtësisë si dhe vjedhja e miliardave te koncesioneve e tenderave, në vend që të kërkohet hetimi dhe çuarja përpara drejtësisë e Ramës dhe te tijve, pikërisht në atë moment hidhet gjithmonë alibia e bërjes së reformës zgjedhore.
Eshtë thjesht dhe vetëm një alibi sorrosiste dhe asgjë më shumë.
Shqipëria ka përdoruar lloj lloj sistemesh zgjedhore si dhe mënyrash të administrimit te zgjedhjeve.
Me Kodin Zgjedhor aktual rezultatet e zgjedhjeve kanë dalë brenda dy ditëve, qoftë në zgjedhjet e 2009 si dhe ato të 2013, apo 2017. Ndërsa në votimet socialiste të 2019 ku kandiduan, votuan dhe numëruan vetëm socialistët ka gati tre javë që nuk ka dalë akoma rezultati i vjedhur, i shtuar dhe i manipuluar. Pra, alibia sorrosiste e Reformës Zgjedhore është pa asnjë bazë, është vetëm një bombë tymi, që hidhet qëllimisht gjithmonë për devijuar vëmendjen nga veprimet kriminale të Ramës me zgjedhjet, me kapjen shtetit e drejtësisë dhe vjedhjen e paskrupullt të miliarda eurove të gjakut e djersës së shqiptarëve. Shqipëria sot ka vetëm një problem, ka vetëm një pengesë dhe vetëm një frymëzues, përdorues e përfitues të krimit, që është Edi Rama. Largimi i Ramës sa më parë është zgjidhja e vetme. Sa për reformën zgjedhore si alibi e neveritshme, shqiptaret janë shumë të gatshëm të shkojnë që nesër në zgjedhje, me të njëjtin Kod Zgjedhor, por pa Ramën. Shqiptarët nuk mërziten fare se do të duhen te presin dy ditë për të dalë rezultatet....prapë së prapë janë shumë më shpejt se javë të tëra pa rezultat si votimet socialisto-moniste të 30 qershorit", shkruan Vasili.
O PETRIT QEN VASILI NIPI MANUSH KAK MYFTYUT PO JU MBLIDHET LITARI KEQ. PO SHKONI PËR DHJAM QENI . O KODOSHI FAMILJES PISE META. ZOTI VONON POR KUR S'HARON.
PërgjigjuTit shkolleshumi shko futi nje freskim ne haremin veror te Jales se te ben mire se je lodhur shume sivjet, leshelija ka vdekur me 30 qershor o Tit ,,,
Përgjigju