Foto ilustruese

Ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Vlorës, arrestohet 38-vjeçari

19 Tetor, 11:10| Përditesimi: 19 Tetor, 11:15

  • Share

Vlorë-Një 38-vjeçar është vendosur në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga Gykata e Vlorës.

Kjo e fundit e ka dënuar me 3 muaj e 27 ditë dhe e akuzon për veprën penale ‘Vjedhje’.

“Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, ndaloi shtetasin R. B., 38 vjeç, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 3 muaj e 27 ditë burg për veprën penale Vjedhja”, informoi sot policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?