‘Shtëpia e Vrasjes’/ Shkolla për trajnimin e ukrainasve për përdorimin e dronëve në luftë

5 Shtator, 13:47| Përditesimi: 5 Shtator, 15:33

  • Share

Dronët po kthehen një armë e rëndësishme në fushën e betejës mes Rusisë dhe Ukrainës, ndaj kjo e fundit ka themeluar shkollën e dronëve.

E quajtuar “Shtëpia e Vrasjes”, shërben për trajnimin e ukrainasve, ushtarë ose jo, në përdorimin e dronëve për survijimin dhe goditjen e ushtrisë ruse.

Në fillim, dronët përdoreshin për të zbuluar vendodhjen e ushtrisë armike, më pas filluan të përdoreshin për të mbajtur municione luftarake në pesha të lehta, ndërsa tani përdoren për të sulmuar edhe tanket e ushtrisë së Moskës.

Kievi është i vetëdijshëm se kapaciteti i tij ushtarak, është më i ulët se i Moskës, ndaj beson se mjështërimi i trupave të saj në përdorimin e dronëve është një avantazh i madh.

Sipas CNN, deri tani nga shkolla e dronëve “Shtëpia e Vrasjes”, kanë përfunduar me sukses trajnimin 1500 ukrainas, nga të cilët 30% e tyre janë bërë menjëherë pjesë e ushtrisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?