Shtëpia kjo gjenezë e jetës

2 Tetor 2022, 17:28| Përditesimi: 2 Tetor 2022, 17:33

  • Share

Shtëpia është padyshim vendi ku rritesh, ku meson të ecësh, ku thërret për herë të parë nënë e baba, ku bëhesh me vëllezër ose me motra, ku takon dajat e xhaxhallarët! Shtëpia për shqiptarët është simbolika më e rëndësishme që lidhet direkt me fjalën nënë dhe baba!

Emigranti ka shumë sfida në jetë nëse vendos të largohet, por vetëm një sfidë nuk mundet ta kalojë, mungesën e shtëpisë! Trazimi më i fortë për emigrantin është të lërë pas shpine shtëpinë e tek pragu i saj prindërit që sforcohen për të mbajtur lotët, sepse përsëri mendojnë që të mos e shprehin dhimbjen për të mos renduar shpirtin!

Shtëpia është vendi ku je rrëzuar për herë të parë dhe je ngritur, shtëpia është vendi ku ke vrapuar për herë të parë, është vendi ku ke marrë në dorë bukën e ngrohtë të nënës! Oborri i shtëpisë mbetet vendi ku ke biseduar me nënën ose ke biseduar me babanë  për të ardhmen e për rrënjët e të shkuarës! Kudo mund të shkosh, kudo shtëpia të reja mund të ndërtosh, por ajo e para që ke lënë në ditën e parë që je larguar mbetet më specialja, më e dashura dhe e pazëvendësueshme!

Emigranti e merr një rrugë të tillë për shumë arsye ose edhe rastësisht, por ka ndëshkimin në shumicën e rasteve të mbetet gjithmonë i tillë! Emigranti mbetet një njeri ndoshta me ëndrra të realizuara, por me një shpirt të trazuar mes dilemës se nëse nuk do të ishte larguar çfarë do të kishte ndodhur me jetën e tij e tashmë që është larguar a ka bërë zgjedhjen e duhur! Njerëzit ndonjëherë bëjnë zgjedhje, por jo pak herë jeta i zgjedh ata në formën që nuk e kishin menduar apo dëshiruar! Fati diktohet, por shpesh herë është fati që na dikton! Shprehjen "paç fat", ose kur na uronin kështu e kemi konsideruar thuajse shaka ose të parëndësishëm, por në të vërtetë është shumë e rendesishme e një urim shumë i dashur dhe i sinqertë!

E lehtë është të udhëtosh, të krijosh miqësi të reja, por nuk ka gjë më të vështirë sesa të lesh tek pragu i shtëpisë prindërit dhe ti duke u larguar ato fillojnë të humbin në horizont! Kudo mund të shkosh, shumë gjëra mund të bësh dhe arrish, por kurrë atë shtëpinë si gjenezën tënde nuk do ta gjesh!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?