Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve përfundoi procesi i zëvendësimit të deputetëve opozitarë që dogjën mandatet në muajin shkurt. Sot në KQZ dorëzoi formularin e dekriminalizimit edhe kandidati i fundit i LSI-së, Ramadan Gjuzi i cili ishte pjesë e listës së Tiranës. Në këtë mënyrë, 17 vendet e lëna bosh nga LSI zëvendësohen 100 %.
Por në Partinë Demokratike, situata është ndryshe. Selia blu dogji 41 karrige, por 23 vende janë plotësuar. Tashmë KQZ ka thirrur të gjithë kandidatët e listave, dhe askush nuk ka pranuar mandatin. Në këto kushte kur mundësitë kanë shteruar, nga vendet e PD në Kuvend kanë ngelur 18 karrige bosh.
Qarku Fier është ndër më besnikët. Asnjë nga tre mandatet e djegura nuk janë zëvendësuar. Tirana ka rrjedhjet më të mëdha. Vetëm 2 vende janë bosh, dhe 8 të tjerë kanë pranuar mandatet. Në Dibër një mandat është zëvendësuar dhe një karrige është bosh.
Nga katër të djegurit e Durrësit, vetëm dy karrige janë plotësuar. Në Vlorë është bosh një vend, teksa 2 kanë pranuar mandatin. Të 4 mandatet e djegura të Korcës janë zëvendësuar. Në Shkodër janë bosh tre karrige, dhe janë zëvendësuar 2 deputetë. Edhe Berati është zëvendësuar tërësisht. Në Lezhë nuk ka asnjë “tradhëtar” demokrat. Të tre karriget e djegura janë bosh. Karrigia e vetme e djegur në Gjirokastër është plotësuar, ndërsa në Elbasan janë dhe dy karrige bosh, ndërsa vetëm 1 pranoi mandatin.
Në total, janë 39 deputetë të opozitës së re që kanë zënë karriget, nga 58 që dogjën mandatet. Parlamenti ka 122 mandate dhe 18 mandate i mungojnë. Kujtojmë që pak ditë më parë Vangjel Dule i kërkoi Presidentit Meta të shpërndajë parlamentin pasi nuk ka 140 deputetë, propozim për të cilin Presidenti nuk ka bërë asnjë koment.
Mandatet e PD sipas qarqeve
Qarku Vende bosh Mandate të zëvendësuara
FIER 3 0
TIRANË 2 8
DIBËR 1 1
DURRËS 2 2
VLORË 1 2
KORCË 0 4
SHKODËR3 2
KUKËS 1 1
BERAT 0 1
LEZHË 3 0
GJIROKASTËR 0 1
ELBASAN 2 1
Vetëm lëshinedhise apo leshilikes të mos e kemi me në parlament, i përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimllari që janë fytyrat me të urryer të leshitdhise që kanë bllokuar rrugët në Tiranë me protestë qesharake për ardhjen në pushtet me Naziskineve të Mamurrasit dhe sharebajgat e leshitdhise me anë të revolucionit baxhellian të projektuar në Haremin Veror të Jales nga Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë
Përgjigju