Kronikë

Shteti konfiskoi më pak se gjysmat e pronave që u vunë në sekuestro! 2011-2020, nga 840 sekuestro vetëm 331 konfiskime me vlerë 20.7 milionë euro

25 Shtator 2021, 10:30| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 12:24

  • Share

Më pak se 50 % e pronave të konfiskuara për llogari të hetimeve pasurore kanë kaluar në pronësi të shtetit në një dekadë.

Sipas raportit të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara nga 54.2 milion që ka qenë vlera e pronave të sekuestruara në fund me konfiskim sipas vendimeve të gjykatave janë reduktuar në 20.7 milion euro.

Këto shifra datojnë prej vitit 2011 deri në 2020 ndërsa në total 331 prona mes tyre hotele, vila, resorte, tokë, automjete dhe disa llogari bankare janë konfiskuar.

Fillimisht në sekuestro preventive për të mos ndryshuar pronësi, tjetërsuar apo shitur janë vënë 840 prona të cilat veç ligjit anti-mafia i janë nënshtruar edhe operacionit forca e ligjit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fatbukur: 25/09/2021 11:04

    fasa e pare konfiskimi fasa e dyte mbajtja ne ankth e viktimes fasa e trete renia ne ujdi per gjygj te mbeshtetur nga shporta me para fasa e fundit ridhenja e pronave, viktimat shume te gezuar dhe te zbrazur nga xhepat,gazetaret te kenaqur nga artikujte tyre plot me rrena,gjahtaret te gezuar,te nderuar dhe me kasafortat plot. Rroft Shqiperia e korrupsionit

    Përgjigju
  • Ervi: 25/09/2021 10:26

    Pse nuk funksjonoi operacioni forca e ligjit? Dhe pse ska me funksjonu kurre drejtesia kundrejt te "forteve" ne Shqiperi?? Sepse shteti mbeshtetet tek disa individe kriminale ose grupe qofte per vota qofte per sulme nga kundershtarit, sic eshte rasti i sekuestrimit me buje te kompleksit "Golden" ne pjeze, shijak, ku pronari eshte ne kerkim per vrasje, dhe hetim per trafik nderkombetar droge, cuditerisht objekt i sekuestruar dy here dhe aktualisht ne funksjon. Ne kohen e LSI, Likja frekuentonte kte kompleks per vota, dhe se fundmi edhe pse ne kerkim pronari bridhte i lire duke influencuar vota kundrejt PS. Ja pra pse kurre sdo fubksjonoje "drejtesia e re" perderisa te kemi ket palo politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?