Foto ilustruese

Shtohen denoncimet, federata dhe antidopingu nuk reagojnë për kokainën në “Premier League”

5 Janar 2019, 18:08| Përditesimi: 5 Janar 2019, 18:22

  • Share

Gazeta britanike “The Sun” ka denoncuar për herë të dytë një skandal që ka të bëjë me përdorimin e kokainës nga futbollistët e “Premier League”. Një dëshmitare femër i ka thënë atyre se një futbollist ka konsumuar këtë drogë në ‘party’ gjatë Krishtlindjes. Sipas kësaj dëshmitarje futbollisti ishte aq i dehur saqë nuk e dinte se çfarë dite ishte. 

Vetë federata angleze ndërkohë ka kërkuar që raste të tilla të denoncohen, por vitet e fundit ‘dopingu’ ka qenë problem më i vogël i kësaj organizate. Më herët një tjetër futbollist është denoncuar se ka përdorur kokainë. Gjithsesi sipas “The Sun” rastet e zbuluara mendohet të jenë vetëm maja e ajsbergut.

Këtë e ka konfirmuar për “Independent” edhe Ivan Waddington, profesor në Universitetin e Chester që bën gjithmonë studime në lidhje me përdorimin e drogës në bashkëpunim me shoqatën angleze të futbollistëve. Eksperti ka konfirmuar se kokaina në futbollin anglez është shumë e përhapur: “FA nuk e merr seriozisht antidopingun edhe pse do ta mohojnë një gjë të tillë. Gjithashtu klubet nuk i marrin seriozisht testet që zhvillojnë lojtarët e tyre. Por, ashtu si si federata, edhe klubet do të thonë se kjo nuk është e vërtetë. Me pak fjalë, problemi është në bazë. Futbollistët konsumojnë kokainë (por edhe marijuanë), sepse e dinë se nuk do të zbulohen? ”- shprehet Waddington. 

Sipas këtij eksperti, nga një pyetsor I fshehur me futbollistët, rezulton se kokaina është mjaft e përhapur te ta si një lloj droge që përdoret për qejf. Më tej Waddington shtron pyetjet se përse nuk kapen këta futbollistë kur në testet antidoping është shumë e lehtë që të zbulohen këto dy lloj subastanvash? Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me këtë problem, por sigurisht që rastet e raportuara kanë ngritur alarmin për një futboll plot hije në ishullin britanik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?