Ekonomi

Shtrenjtimi i energjisë dhe karburantit, eksperti për Report Tv: Qeveria të ndihmojë të varfrit, të mos preken taksat pasi dëmtohet buxheti

5 Tetor 2021, 13:30| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 14:48

  • Share

Qeveria nuk duhet të ulë taksat, por duhet të ndihmojë familjet me të ardhura të ulta për të përballuar faturën në një shtrenjtim të mundshëm të energjisë elektrike. I këtij mendimi është eksperti fiskal Eduart Gjokutaj, i pyetur nga Report TV për masat që duhet të ndërmerren si për krizën energjetike ashtu edhe për rritjen e çmimit të karburantit e gazit. 

“Hapësira fiskale natyrshëm që është ngushtuar në maksimumin e mundshëm për shkaqe që  janë shkaktuar nga situata pandemike apo tërmeti. Por nga ana tjetër në përgjithësi duhet të ketë një unision në qëndrimin kundër të uljes së taksave për shkak se buxheti nuk është aritmetikë që përmban mundësinë për të bërë ulje të herë-pas hershme. Ajo që duhet të bëjnë është që të mblidhen sa më shumë taksa, dhe nëpërmjet subvencioneve siç bëhet në të gjithë botën të ndihmohen shtresat e adresuara që e ndjejnë riskun, ndërsa pjesa tjetër ndodh si gjithmonë se jemi në një ekonomi tregu dhe do të vuajnë pasojat, për shkak se do u rriten kostot. Jemi në momentet që familjeve shqiptare mundet që t’ju rriten edhe kostot por jo të gjithave njësoj”, shprehet Gjokutaj.

Ndryshe nga opozita që luftën ndaj çmimeve të larta e bënë nëpërmjet propozimeve për rishikimin e taksave, ekspertët thonë se në fokus duhet të jetë evazioni, pasiulja e taksave për sektor të caktuar krijon pabarazi në treg.

“Sfida më e madhe duhet të jetë ajo që quhet lufta ndaj evazionit e përzier me korrupsionin dhe e përzier me përmirësimin e kapaciteteve.Padyshim që e pengojnë pasi këto janë shkaku dhe pasoja është rritja e çmimit. Natyrshëm që në këto çmim nuk ndikojnë vetëm këto tre element por është edhe kultura e të bërit biznes, por këto janë me një ndikim vendimtar për arsye se kanë dhe vlerën e përditshme në tregun tonë. Krijimi i kushteve të pabarabarta krijon një treg të deformuar që nuk i njeh rregullat e tregut dhe çfarëdo politike fiskale të bësh në kushtet e evazionit ajo nuk përcillet për shkak se ai është një biznes që është jashtë skemës dhe zbatimit të kësaj politike”, tha Gjokutaj.

Brenda faturës së energjisë përfshihet edhe TVSH-ja 20%, taksë e cila ka peshën kryesore në buxhetin e shtetit, ndërsa tek karburantet përveç TVSH-së është edhe akciza, taksa e karbonit dhe e qarkullimit. Në buxhetin e shtetit janë arkëtuar në vitin e kaluar 206 milionë euro vetëm nga TVSH për energjinë dhe karburantin.

Ndërkohë në 2020 sipas të dhënave të INSTAT, 16.2% e buxhetit të familjeve shkon vetëm për energji elektrike, uji dhe transportin.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 05/10/2021 21:18

    Qeveria duhet te subvencionoje cdo familje qe deshiron te investoje ne panele fotovoltaike, ne menyre qe dhe prodhimi i energjise rritet dhe behet i mundur nga shume burime dhe ne shume vende. Nderkohe qe edhe KESh lirohet nga ngarkesa per te furnizuar klientet ne Republiken e Shqiperise, dhe mund te eksportoje jashte me shume dhe normalisht dhe me cmim me te larte. Keshtu ndihmohen edhe te varferit apo te pamundurit pa e rritur cmimin fare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?