Shtyhen dy ndeshje nga moti i keq, s'ka futboll në Korçë dhe Krujë! Stadiumi i Skënderbeut i mbushur me dëborë (VIDEO)

20 Janar, 13:25| Përditesimi: 20 Janar, 14:46

  • Share

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka anular dy ndeshje të futbollit shqiptar të programuara për këtë të shtunë. Në Superligë ndeshja e Korçës mes Skënderbeut dhe Dinamos nuk do të luhet, ndaj sipas axhendës së javës së 20, do jenë vetëm përballjet mes Erzenit dhe Vllaznisë si dhe Partizani-Laçi.

Është anuluar gjithashtu edhe sfida e kategorisë së parë mes Kastriotit dhe Bylisit e programuar për tu zhvilluar në Krujë. Të dy këto takime do të luhen në një datë tjetër që do përcaktohet nga departamenti i garave në FSHF.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?