Foto ilustruese

Ekonomi

Shtyhet afati për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për vitin 2020

5 Maj 2021, 23:07| Përditesimi: 5 Maj 2021, 23:11

  • Share

Shtyhet afati për dorëzimin e deklaratës vjetore individuale të të ardhurave për vitin 2020. Kjo deklaratë duhet të dorëzohet nga të dypunësuarit dhe nga personat qe marrin mbi 2 milionë lekë në vit.

Janë 88.590 persona të dypunësuar që duhet ta dorëzonin deklaratën deri në 30 prill. Tani afati shkon në 30 qershor 2021. Po ashtu falen dhe gjobat nëse deklarata dorëzohet dhe paguhet tatimi i rivlerësuar deri në këtë datë, 30 qershor.

Pra, të gjithë personat që kanë marrë 2 paga nga 30 mijë lekë në punët që kanë kryer dhe që deri dje nuk kanë paguar tatim (pasi është paga minimale) tashmë pagat do të bashkohen dhe do paguajnë 13% për totalin që është 60 mijë lekë.

E njëjta gjë ndodh edhe për personat që për dy pagat kalojnë pragun e 1.5 milionë lekëve, dhe do të duhet të paguajnë 23% tatim, duke bërë që tu rriten kostot automatikisht.

Akti Normativ 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?