Foto ilustruese

Shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë në Shqipëri

25 Tetor 2022, 16:30| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 16:32

  • Share

Ndeshja e javës së tetë në Kategorinë e Parë mes Apolonisë dhe Skënderbeut është shtyrë në një tjetër datë. Shkaku i këtij vendimi ka të bëjë me angazhimin e Apolonisë U19 në turneun e Youth League kundër Hajduk Split, këtë të enjte në Kroaci. Disa nga lojtarët e Apolonisë A janë edhe pjesë e 19 vjeçarëve, teksa duket se institucioni i futbollit i vjen në ndihmë fierakëve në një moment hisorik për ta.

Nëse Apolonia U19 kalon edhe kroatët, atëherë për herë të parë një ekip shqiptar do merrte pjesë në grupet e Champions League për të rinjtë. Kësisoj sfida e javës së tetë mes Apolonisë dhe Skënderbeut, planifikuar për mesditën e së shtunës është shtyrë. Pritet që FSHF të njoftojë klubet për datën e re kur do luhet ky takim.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?