Alqi Bllako (Foto arkiv)

Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Elbasanit, mungonte avokati i Klodian Zotos

8 Qershor 2023, 10:30| Përditesimi: 9 Nëntor, 22:41

  • Share

TIRANË- Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e një prej avokatëve të Klodian Zotos. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se i pranishëm në sallë ishte edhe ish sekretari i ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, ndërsa ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka nuk ishte i pranishëm.

Avokati i ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, në seancën e kaluar ka akuzuar prokurorinë për hetime të paplota, pasi sipas tij, megjithëse ish-zyrtari i lartë akuzohet për korrupsion, në dosje nuk është shpjeguar momenti konkret kur ka ndodhur kjo vepër penale me incineratorin e Elbasanit. Gjatë seancës, mbrojtësi ligjor i ish-ministrit, tha se SPAK ka vendosur nën sekuestro pasuri me vlerë disa herë më të lartë se shuma e ryshfetit që pretendohet se ka përfituar Lefter Koka.

Pretenca e SPAK për të akuzuarit
Lefter Koka 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Alqi Bllako 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Mirel Mërtiri 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Stela Gugallaj 7 vite burg (4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Klodjan Zoto 10 vite burg (6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Pëllumb Abeshi 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)
Jonida Zeqo 4 vite burg (2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar)

 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?