Shuhet Andrea Camilleri, krijuesi gjenial i Montalbanos, librat e tij fenomenal, prej 31 milionë kopjesh

17 Korrik 2019, 12:44| Përditesimi: 17 Korrik 2019, 14:01

  • Share

Janë të paktë shkrimtarët e vërtetë, që përveçse të qenurit popullor me librat e tyre, arrijnë që të jenë të dashur si personazhe. Andrea Camilleri, i ndarë nga jeta këtë mëngjes, në moshën 93-vjeçare, ishte një nga ata. Ai guxoi të përdorte forcën e tij mediatike për të rrëfyer për veten dhe personazhin e tij të dashur komisar Montalbanon, por edhe për të përcjellë tek lexuesit e tij, disa nga idetë bazë të demokracisë, barazisë e dinjitetit.

Shkrimtar, skenarist, regjisor, dramaturg e docent: Andrea Camilleri ishte padyshim një nga protagonistët e skenës kulturore italiane, nga fundi i viteve ‘900 deri në ditët e sotme.

Pavarësisht konotacionit të fortë sicilian, veprat e tij kapërcyen kufijtë kombëtarë dhe shitën ë shumë se 31 milionë kopje në të gjithë botën, duke u përkthyer në 120 gjuhë të ndryshme.

Edhe pse në të 90-tat humbi shikimin, ai nuk reshti së rrëfyeri. I shkroi librat e tij, falë ndihmës së asistentes besnike Valentina Alfieri, që siç thoshte “është e vetmja që di të shkruajë në gjuhën vigateze edhe pse është nga Abruzzo”.

Lindi në 6 shtator të 1925. Në kolegjin e peshkopëve ku e regjistruan, qëndroi pak. E përjashtuan pasi qëllonte kryqet me vezë. Nisi të studiojë në liceun klasik, ndërsa në ’44-ën u regjistrua në fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë së Palermos, mirëpo nuk arriti të diplomohet. Në ’49-ën u pranua në Akademinë e Arteve dramatike "Silvio d’Amico"  dhe këtu hodhi bazat për karrierën e tij si regjisor e autor, qoftë për televizionin (realizoi filma të njohur polices si “Togeri Sheridan” dhe “Komisari Maigret”. Ishte fitues i disa çmimeve letrare italiane më të rëndësishme, si: Premio letterario Chianti(1997), Premio Vittorio de Sica (2003), Premio Letterario Boçaçio (2007), Premio Elsa Morante(2009), Premio Cesare Pavese (2009), Premio Piero Chiara alla Carriera (2010), mban disa çmime honoris causa etj. Andrea Camilleri ishte i pari që mundi të çojë në Itali kineastin e famshëm Samuel Beckett. Ishte i martuar prej ’57-ës me Rosetta Dello Siesto, kishte tre vajza.

Filmi serial Komisar Montalbano

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?