Vendimi për dënimin e Viktor Ymerit dhe nipi i tij i vrarë Edison Harizaj

Shuhet ëndrra për lirim, Viktor Ymerit i vjen nga Italia dënimi me 24 vite burg  

13 Mars 2019, 08:03| Përditesimi: 13 Mars 2019, 09:02

  • Share

Në një kohë kur Viktor Ymerit, dajës së Edison Harizaj, të dënuar në 31 tetor 2018 me 25 vite burg, i kishin mbetur për të vuajtur dhe 3 vite burgim, nga drejtësia italiane ka mbërritur një tjetër dënim për të. Bëhet fjalë për një vendim dënimi me 24 vite burg që Viktor Ymeri ose siç njihet ndryshe në Vlorë “Tori i Xhihanes”, e ka marë në Itali. ”Shqiptarja.com” mëson se ekzekutimi i këtij dënimi është bërë nga policia gjyqësore në ambjentet e burgut të Bradasheshit, ku mësohet se Viktor Ymeri vuan dënimin me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999 në Durrës. Këtë vrasje Ymeri e ka kryer së bashku me Gazmend Brakën (Gaxhain), i cili tashmë mban dy dënime me burgime të përjetshme. Por teksa shpresat e Gaxhait janë shuar për të rifituar lirinë, për Viktor Ymerin shpresat ishin ngjallur, pasi i kishin mbetur dhe tre vite burgim për të vuajtur.

Kërkesa për liri e tërheqja më pas
Burime pranë prokurorisë thanë për “Shqiptarja.com” se Ymeri në këtë periudhë të vuajtjes së dënimit, kishte depozituar në gjykatën e Elbasanit një kërkesë për lirimin me kusht, pasi plotësonte kriteret për të dalë nga qelia, për shkak se pjesën dërmuese të dënimit me 25 vite burg e ka kryer. Por shumë shpejt nga kjo kërkesë është hequr dorë. Kjo pasi siç mëson “Shqiptarja.com” në ambjentet e burgut ku qëndron Viktor Ymeri, kanë mbëritur oficerët e policisë së Shtetit, të cilët kanë ekzekutuar vendimin Italian që e dënonte Ymerin me 24 vite burgim. Nuk dihet me saktësi se për çfarë vepre penale është dënuar në Itali Viktor Ymeri, por pak kohë më parë ky dënim është njohur nga kryetari i gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti, duke e dënuar Ymerin me 24 vite burgim. Tashmë Ymeri ndodhet në proces gjykimi, pasi prokuroria ka kërkuar në gjykatë bashkimin e dy dënimeve atë të Apelit Durrës dhe atë Italian, në një vendim të vetëm, duke kërkuar që Ymeri të dënohet përfundimisht me 24 vite burgim.

Kush është Vikto Ymeri nga Vlora
Viktor Ymeri është daja i Edison Harizaj, një personazhi mjaft të njohur për sa i përket botës së krimit të Vlorë dhe jo vetëm. Edisoni, u qëllua për vdekje në Durrës me 52 plumba teksa po kthehej në Vlorë së bashku me një nga shokët e tij Genci Caci, i cili mbeti i vrarë në këtë atentat mafioz. Vrasja e Edison Harizaj, është kryer vetëm 7 ditë pasi Viktor Ymeri kishte rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm për ezkekutimin e Arben Pajës e Ilir Xhungës, duke marë një dënim me 25 vite burg.  Në të njëjtën kohë Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Fillimisht Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, janë qëlluar me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk ka plasur. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën janë derdhur breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës, Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • d.u: 14/03/2019 17:14

    edhe dhjaret e ardhur i thojne veten vlonjat. hahaha na hapen zoret. ku jan keta trima keta bura te rall se sa di jan zhdukur nuk gjenin as vrimen e kiut per tu futur. nejse cam trim ska degjuar ne histori. can te pa bes po mashtrus po etj. llogarit as greku sju do. haaha. nejse vazhdo shkruaj se ske cben. secili e mban vet baren ska lidhje askush me torin. secili te mbaj baren e vet SA FRIK E PASKENI PA DAL DHE PO DRITHENI SI LEPUJ

    Përgjigju
  • 123: 14/03/2019 14:27

    hahaha folebn dhe gojer e liga. e beni si dhelpra me rushte qe si dilni dot perpara torit dhe thoni keto gjera. e kemi pare sa mendere keni. hahaha. behu bura jo gra qe bejne bla bla tere diten

    Përgjigju
    • Vlonjat: 14/03/2019 15:45

      Ore u merzite per torin ti mir thot nje parashkruajts e presin te dera dhe po doli skalon dot se nuk ri dot edisoni vetem sedi ti . Njeri thot te lej nr po leje ti nr leje njer

  • a.a: 14/03/2019 14:21

    shikoni hallet tuaja. pastaj kush jan tere keta bura qe shkruajne. kush ka byth te lej numrin . se jeni bere si grate e keqia vetem shani ne internet se mendere skeni. kush i del perpara drithet. cdo kush e ka treguar veten se kush eshte. sa per emer po mos te kishte nuk do shkruhej se per langaraq interneti nuk shkruaj njeri... regulloni jeten tuaj

    Përgjigju
    • Cami: 10/12/2019 18:03

      Bravo Kuzumbaba me fol tamam ...nk e din netabqe pusi i mesimit la gangot me te mëdhenj në vlore

  • nardi: 13/03/2019 18:29

    ate plakun e presin te dera e burgut ta cojn me njer aafer nipit si thon

    Përgjigju
  • Peçua: 13/03/2019 12:51

    Po djali xhihanes me mir brenda se jasht mezi e presin plakun mere intrigantin me mir te jet brenda se jasht do iki shpejt ky laro presim lajmin e radhes se shpejti te ktyre qe ka jasht

    Përgjigju
    • fieri: 13/03/2019 13:37

      Pse e presim e thua ti?? Lajmi radhes do vi njer na pus mezini

  • Loran shehu: 13/03/2019 11:33

    Kjo puna e denimit me duket si skenar intrigash nga hasmit qe do ken paguar gjyqsorin per te ber kte intrig kjo mban er camesh e malsoresh....

    Përgjigju
    • Per kurjozin: 13/03/2019 16:01

      Ata jan shuar o kurjoz nipi shpetimit hahah

    • F*: 13/03/2019 15:53

      Ik o pusi ik se ju keni mbaruar komplet pysi mezinit vdiqet te ter

    • Kuriozi fierak: 13/03/2019 15:47

      Kush është ky i pusit mezini që qenka kaq i fortë dhe do i ve ky para. Si e ka emrin ky?

    • Kuzumbaba: 13/03/2019 15:24

      Pusmezinit do tja ruajn sic ja kan ruajt ai do i vej para nje nga nje sic po i ve vetem prisni

    • Fieri: 13/03/2019 13:33

      Mund të na e thuash se kush janë hasmit e Edison harizaj në. Vlorë. Kush e ka vra atë që dhe dajën è tij duan ta kalbin në burg?

    • O laroo: 13/03/2019 13:28

      Ti meqe sqenke malsor ose cam nga m***n vjen ti , se mduket qenke burr me musteqe me tba nji m*t ne musteqe

  • saiqir tahiri: 13/03/2019 08:34

    Tani qe i vrane nipin u shfaq ky denimi italian.sa cudi!po te ishte nipçja gjalle do ishte ne lungomare ky tori tani duke pire kafene.padrejtesia ne kulm ne kete vend te qelbur

    Përgjigju
    • Labi: 14/03/2019 01:02

      Po

    • soji: 13/03/2019 10:56

      Ne lungomare nuk do pinte dot kafe ai o cun jo po thoj do rinte si mi strukur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?