Sabri Peqini

Shuhet ‘ikona’ e futbollit Sabri Peqini, shënoi golin e parë zyrtar për Dinamon

14 Mars 2021, 08:50| Përditesimi: 14 Mars 2021, 10:10

  • Share

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, një nga figurat historike të ekipit të futbollit Dinamos, Sabri Peqini, nga fshati Çepë i Belshit.

Peqini ishte dëshmia e kampionatit të parë të fituar nga Dinamo në futboll në vitin 1950, si dhe autori i golit të parë zyrtar të klubit të njohur kryeqytetas.

Ai u shpall 4 herë kampion kombëtar me skuadrën e Dinamos, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, me të cilët luajti për 4 sezone, dhe 5 herë të tjera fitues i Kupës së Republikës, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, 1954.

Pas karrierës si futbollist, Peqini ndërmori atë të trajnerit, duke shpallur sërish Dinamos kampione në sezonin 1974-75, si dhe duke fituar “Spartakiadën” po në atë vit. Gjithashtu Peqin ka qenë edhe pjesë e Kombëtares, ku ka zhvilluar 3 ndeshje.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?