Trajneri Otto Baric

Shuhet legjendari kroat Otto Baric, koronavirusi i merr jetën ish- trajnerit të Shqipërisë

13 Dhjetor 2020, 19:45| Përditesimi: 13 Dhjetor 2020, 20:48

  • Share

TIRANË- Është shuar në moshën 87- vjecari trajneri legjendar kroat Otto Baric. Mediat kroate raportojnë se Baric ishte prekur nga koronavirusi dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

Otto Baric është një nga trajnerët më legjendar të futbollit ballkanas e atij europian i cili ka drejtuar edhe Shqipërinë që nga korriku i vitit 2006 e deri në nëntor të vitit 2007. Baric ka drejtuar shumë skuadra në kampionatin austriak dhe atë kroat duke fituar tituj.

Përvec Shqipërisë Otto Baric sa i përket kombëtareve ka drejtuar edhe Austrinë vend në të cilin ka lindur dhe Kroacinë. Otto Baric ka qenë ndoshta trajneri më me emër që ka drejtuar Kombëtaren shqiptare edhe pse për një periudhë gati 17 mujore./Përgatiti Andi Kapxhiu

Ora 20:46
‘Lajm i trishtueshëm’, Duka për ndarjen nga jeta të Baric: Mësova shumë prej tij kur ishte trajner i Kombëtares

Ndarja nga jeta e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare Otto Baric sipas Dukës është një lajm i trishtues, pasi përveç aftësive profesionale ai ishte edhe një njeri shumë i mirë. Presidenti i FSHF-së thotë se ka mësuar shumë nga periudha që Baric ishte trajner i kombëtares, ndërsa i shpreh ngushëllimet familjes së kroatit dhe federatës së futbollit të këtij vendi.

“Mësova me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të ish-trajnerit të Shqipërisë dhe mikut tonë, Otto Bariç.  Ai ka qenë një nga trajnerët më të mirë që ka patur Shqipëria. Padyshim një ekspert, por dhe një njeri shumë i mirë. Koha që bashkëpunuam kur ai drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, ka lënë mbresa dhe kujtime të pashlyera. Kam pasur gjithmonë vlerësimin maksimal për të. E kam thënë në shumë ambiente, por e thempërsëri, kam mësuar shume nga bashkëpunimi me Otton në të gjitha këndvështrimet. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, Federatën Kroate të Futbollit dhe miqtë e tij të shumtë. Gjithmonë i paharruar, Otto!”-shkruan Baric.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?