Skënderbeu 1-1 Tirana

GOLAT/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët, në Korçë sulmojnë autobusin e miqve me gurë! Teuta dhe Laçi 1-1, Kukësi e Dinamo 'thatë' në Superligë

5 Nëntor 2023, 19:19| Përditesimi: 5 Nëntor 2023, 20:39

  • Share

Superliga shqiptare është në javën e 12-të. Këtë të diel u zhvilluan tre ndeshje, teksa gjithçka nisi në 13:30 me barazimin 0-0 të Kukësit dhe Dinamos. Në 17:00 Skënderbeu dhe Tirana barazuan 1-1, teksa po 1-1 u nda edhe Teuta me Laçin. Dje, Egnatia fitoi 0-1 me Erzenin dhe vijon të kryesojë Superligën, ndërsa nesër në 18:00 luhet Partizani - Vllaznia.

Në "Kukës Arena", vendasit e Kukësit barazuan 0-0 me Dinamon, sfidë e javës së 12-të në Superligë. Në një atmosferë të "akullt" për shkak të shumë pak tifozëve në stadium, të dyja skuadrat nuk mundën të shfrytëzonin rastet e krijuara. Dinamo gjeti golin me Zabërgjën, por vijërojtësi e anulloi për pozicion jashtë lojë, vendim i rregulllt prej tej. Te Kukësi rastin më të mirë të ndeshjes e kishte Reçi, që me kokë goditi sipër traut të portës. Kështu, Kukësi me 14 pikë shkon në vendin e katërt, teksa Dinamo për momentin lë vendin e fundit për Teutën dhe me 12 pikë renditet në pozicionin e nëntë.

Skënderbeu dhe Tirana barazuan 1-1 në stadiumin e Korçës për javën e 12-të në Superligë. Përballja u zhvillua mes qindra të pranishmëve, me skuadrat që ndanë nga një pikë në mënyrë spektakolare. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 27-të nga Ardit Nikaj, me shkodranin që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në limitet e kohës së rregullt të pjesës së parë, Kaina barazoi rezultatin për 1-1. Pjesa e dytë ishte me raste në të dyja portat, me gardianët Aliaj dhe Kozi që u treguan vendimtarë me pritjet. Në fund dy skuadrat ndajnë nga një pikë, teksa Skënderbeu sheh ndeshjen e pestë që nuk fiton, duke mbajtur vendin e gjashtë me 14 pikë. Nga ana tjetër Tirana me 18 pikë është në pozitën e tretë, duke humbur kontaktet me kreun që mbahet nga Egnatia (26 pikë). Pak para fundit të ndeshjes, autobusi i miqve po bëhej gati të shkonte pranë stadiumit për të marrë ekipin, teksa është sulmuar me gurë nga disa tifozë të Skënderbeut, duke shkaktuar dëmë materiale. Brenda në autobus nuk ka qenë askush përveç shoferit dhe për pasojë nuk ka të lënduar. Klubi i Skënderbeut është distancuar menjëherë nga kjo ngjarje.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 12-të në Superligë. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Martinit. Ishte Daci që shënoi një gol "të lehtë" në minutën e 45+3, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e vendasve. Fraksioni i dytë ishte me raste.  Kur u duk se Teuta do merrte pikët e plota, Myrta në 90+3 shënoi golin e barazimit për Laçin e Josës edhe pas gafës së Demës në katërkëndëshin e durrsakëve. Laçi me 15 pikë shkon në vendin e katërt, teksa Teuta me 12 pikë është në vendin e nëntë.

Superliga - java e 12-të:

E shtunë

17:00 Erzeni 0-1 Egnatia

E diel

13:30 Kukësi 0-0 Dinamo

17:00 Teuta 1-1 Laçi

17:00 Skënderbeu 1-1 Tirana

E hënë

18:00 Partizani - Vllaznia

Renditja:

Ora 20:14
Tifozët e Skënderbeut sulmojnë me gurë autobusin e Tiranës, vetëm dëme materiale

KORÇË - Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Korçë pak para fundit të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës, e përfunduar me shifrat 1-1. Teksa autobusi i miqve bëhej gati të shkonte pranë stadiumit për të marrë ekipin, është sulmuar me gurë nga disa tifozë të Skënderbeut, duke shkaktuar dëmë materiale. Brenda në autobus nuk ka qenë askush përveç shoferit dhe për pasojë nuk ka të lënduar. Klubi i Skënderbeut është distancuar menjëherë nga kjo ngjarje.

Ora 19:11
Paqe në 'Niko Dovana', Teuta barazon 1-1 me Laçin! Gafë nga portieri durrsak (VIDEO)

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta dhe Laçi barazuan 1-1 për javën e 12-të në Superligë. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Martinit. Ishte Daci që shënoi një gol "të lehtë" në minutën e 45+3, me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e vendasve. Fraksioni i dytë ishte me raste.  Kur u duk se Teuta do merrte pikët e plota, Myrta në 90+3 shënoi golin e barazimit për Laçin e Josës edhe pas gafës së Demës në katërkëndëshin e durrsakëve. Laçi me 15 pikë shkon në vendin e katërt, teksa Teuta me 12 pikë është në vendin e nëntë.

Ora 19:10
VIDEO/ Pesë ndeshje pa fitore për korçarët, Skënderbeu dhe Tirana barazojnë 1-1! Tifozët godasin me gurë autobusin e miqve

Skënderbeu dhe Tirana barazuan 1-1 në stadiumin e Korçës për javën e 12-të në Superligë. Përballja u zhvillua mes qindra të pranishmëve, me skuadrat që ndanë nga një pikë në mënyrë spektakolare. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 27-të nga Ardit Nikaj, me shkodranin që nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në limitet e kohës së rregullt të pjesës së parë, Kaina barazoi rezultatin për 1-1. Pjesa e dytë ishte me raste në të dyja portat, me gardianët Aliaj dhe Kozi që u treguan vendimtarë me pritjet. Në fund dy skuadrat ndajnë nga një pikë, teksa Skënderbeu sheh ndeshjen e pestë që nuk fiton, duke mbajtur vendin e gjashtë me 14 pikë. Nga ana tjetër Tirana me 18 pikë është në pozitën e tretë, duke humbur kontaktet me kreun që mbahet nga Egnatia (26 pikë).

Pak para fundit të ndeshjes, autobusi i miqve po bëhej gati të shkonte pranë stadiumit për të marrë ekipin, teksa është sulmuar me gurë nga disa tifozë të Skënderbeut, duke shkaktuar dëmë materiale. Brenda në autobus nuk ka qenë askush përveç shoferit dhe për pasojë nuk ka të lënduar. Klubi i Skënderbeut është distancuar menjëherë nga kjo ngjarje.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?