Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Si do të bësh qeveri, kur nuk ke parti Lulzim?

29 Maj 2020, 17:04| Përditesimi: 29 Maj 2020, 17:06

  • Share

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka folur në një nga studio televizive dy net më parë, sikur të ishte duke pritur shpalljen e “qeverisë tij” pas zgjedhjeve. Krekosur para drejtuesit të emisionit, zoti Basha ishte në ekzaltim të plotë ( dhe nuk dihet sepse) dhe se çdo pyetje i përgjigjej me “detaje të pikave të programit të qeverisjes”.

Pas çdo fjale të dalë nga goja e drejtuesit të emisionit, shihej se si bënte parashikimet “kryeministër Lulzimi”, ku pjesa më e madhe e tyre ishin “paralajmërime dhe kërcënime mbi çdo oligark që ka punuar dhe investuar në kohën e Ramës”. Epo, të mos kesh parti, dhe të mendon për të formuar qeveri, kjo vetëm me Lulzim Bashën po ndodh. Eshtë e dhjeta herë, brënda një harku kohor prej 2 vitesh, që Lulzim Basha “shpall qeverisjen”, madje “dekonspiron edhe pikat e forta të programit të tij qeverisës”.

Por, si do të bësh qeveri zoti Basha, kur aktualisht ti nuk ke parti, (nuk je forcë e parë prej 7 vitesh) ose më mirë e ke katandisur PD në degë rrethesh ? Si mund të mendosh dhe improvizosh situata të tilla në studio televizive, duke deklaruar se “u vendos, unë do të jem kryeministër pas zgjedhjeve në 2021” kur aktualisht në oborrin e SHQUP-it, nuk të mblidhen në kohë protestash as anëtarësia e Laprakës ? Si mund të flasësh si “kryeministër” dhe të bësh “hasha” ndihmën e Ilir Metës apo dhe Doktorit, duke deklaruar se “pas 2021 është vendosur, unë do të jem kryeministër, seicili në vendin e vet”.

Si mund të bësh propogandë në ajër me mungesë faktesh, (dhe kur ke humbur katër palë zgjedhje) dhe ti drejtohesh shqiptarëve apo më keq edhe militantëve të larguar nga partia juaj se “nga sot e tutje do të jem ndryshe, do të hap PD, do të ftoj gjithë të larguarit, do të europianizoj partinë”, si mund të premtosh “ndëshkimin e korrupsionit e oligarkëve përmes një drejtësie të pavarur nga politika” kur dihet se ju dhe ish-ministrat tuaj, i jeni shmangur prej 7 vitesh me raporte mjeksore, hetimeve dhe gjykimeve për akuzat e ngritura për kohën kur keni patur pushtetin ?

Mendon se do të rikthehen tek ti, të larguarit ? Sa shpejt e bëre “dalje” Ilir Metën, madje duke folur me shpoti, në përgjigjet tuaja për deklaratat e tij tek Fevziu? Jo zoti Basha, kryeministër nuk bëhesh nga studio e Fevziut, dhe as nga studio të tjera televizive, por bëhesh me votën e shumicës së shqiptarëve. Bëhesh kur ke një parti të bashkuar, të strukturuar, të angazhuar, të informuar, kur ke mbështetjen e anëtarësisë dhe militantëve në Tiranë dhe rrethe. Deri sot nuk rezulton se keni arritur diçka të tillë zoti Basha.

Madje Partia juaj Demokratike, gjendet në një situatë alarmante, në një udhëkryq pa shpresë, derisa nuk keni arritur të kryeni asnjë prej proceseve integruese të forumeve të saj, derisa nuk keni arritur të ribashkoni rreth partisë të zhgënjyerit, të mashtruarit, të larguarit , të rrahurit, derisa nuk keni arritur të ringrini strukturat dhe degët në rrethe, etj, etj.

Megjithatë mirë bëni zoti Basha, ndonjëherë duhet folur edhe si “kryeministër” për të mbajtur rreth oborrit të PD, edhe ata që akoma besojnë se “do të fitoni zgjedhjet e 2021”, apo dhe ata, që janë bërë “hazër” të futen në listën e ministrave dhe drejtorëve, pasi ndryshe nuk do të mbetej këmbë njeriu në SHQUP.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hinglateri: 29/05/2020 20:46

    Po Lulaqi do fitoje se ka figura te rralla ne PD e Lanes...Flamur Noken Klevis Balliun Strazimirin Edi Paloqen Gaz by...Salianjin atj erj etj.... ku i gjen figura te tilla?

    Përgjigju
  • Per sa kohe dele ne TV: 29/05/2020 17:54

    Pse mos prentendoje qe do te behet Kryeminister. ! Ka te Drejte deri sa Ai nga SPAK APO ndonje Prokuriri se ka te ndaluar ! Edhe pse normal duhej Arestuar ..

    Përgjigju
  • Vlora: 29/05/2020 17:18

    Kete se voton as gruaja e tij. (sepse eshte e zgjuar kuptohet)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?