Ka bërë jehonë ndërkombëtare lajmi rreth lirimit nga burgu i Lushnjës të Safet (Rustem) Bajri, i njohur si anëtar i bandës së Shkodrës. Safet Bajri u arrestua në Tiranë në 21 shtator të vitit 2018, bashkë me 10 persona të tjerë në kuadër të operacionit policor të koduar "Oaz". Bajri ishte dënuar tre herë me 22 vite burg nga drejtësia belge (9 vite, 8 vite dhe 5 vite burg) për shfrytëzim prostitucioni, trafik kokaine, organizatë kriminale dhe vjedhje në rrethana rënduese. Ndërkaq, ndaj të gjithë grupit, policia përmendi si akuza si vrasje me dashje, pastrim parash, armëmbajtje pa leje, trafik droge, organizim i llotarive të palejuara, shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë etj.
Safet Bajri ka bërë 3 vite burg në Belgjikë. Pasi është arrestuar, Bajri u dënua në 25 janar 2017 u dënua me 9 vjet burg nga një gjyqtar i Brukselit. Por, sipas mediave Belge, në verën e vitit 2018 ai u zhduk pa gjurmë. Shqipëria dhe Belgjika nuk kanë një marrëveshje ekstradimi, por dy shtete kanë marrëveshje për njohjen e vendimeve të gjykatës. Kështu, në shtator të vitit 2018, Ministria e Drejtësisë belge i dërgoi Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, vendimet e dënimit të Bajrit. Dhe pas ardhjes së vendimeve, u mundësua arrestimi i Bajrit.
Çfarë ka ndodhur që pas 4.5 vitesh nga arrestimi në Tiranë, Safet Bajri është sërish i lirë, duke ia hedhur dënimit me 22 vite?
Për lirimin nga burgu të Safet Bajrit janë kombinuar dy elemente: Gjyqtarë të dyshimtë dhe parashikimet në legjislacionin penal. Pa hapësirat në ligjin penal askush nuk mund t’i shpëtojë ndëshkimit të drejtësisë. Në vitin 2019, Gjykata e Shkodrës, ka njohur vendimin e drejtësisë belge për dënimin e Bajrit. Vendimi është konfirmuar nga Gjykata e Apelit në maj 2019 si dhe nga Gjykata e Lartë në korrik të vitit 2022.
Gjykata e Shkodrës, gjatë njohjes së vendimit, ka bërë bashkimin e dënimeve, bazuar në nenet 55 dhe 56 të Kodit Penal. Neni 55 parashikon që kur personi ka kryer disa vepra penale, gjykata jep një dënim të vetëm, që përbëhet nga dënimi më i rëndë i shtuar.
Në rastin konkret, gjykata ka bërë bashkim dënimesh, duke i njohur Bajrit dënimin përfundimtar me 8.9 vite burg. Ky ishte dënimi i fundit nga drejtësia belge për Bajrin. Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë. Në vijim, Safet Bajri ka përfituar ulje dënimi për sjellje të mirë. Një i dënuar mund të përfitojë deri në 90 ditë ulje dënimi gjatë një viti.
I dënuari mund të lirohet me kusht, edhe kur ka kryer 1/3 e dënimit. Safet Bajri kërkoi në qershor të vitit 2022, lirimin me kusht. Në atë kohë, Prokuroria dhe Drejtoria e Burgjeve, ishin kundra. Gjykata refuzoi dënimin me kusht. Nuk dihet se si Bajri ka siguruar uljen maksimale të dënimit të lejuar, por Safet Bajri është liruar pasi i ka përfunduar koha e vuajtjes së dënimit. Parandalimi i rasteve të tilla në vijim dhe mbyllja e hapësirave abuzive, mundësohet vetëm përmes ndryshimit të Kodit Penal, duke ndërhyrë tek bashkimi i dënimeve, masën e uljes së dënimit dhe veprat penale për të cilat i dënuari mund të përfitojë lirim me kusht, pasi ka kryer 1/3 e dënimit.
Gjykimi i shkurtuar,bashkimi i denimeve,ulja e denimit,ose lirimi me kusht pas berjes te 1/3 duhen hequr patjeter,kurse ulja e denimit per sjellje te mire duhet bere vetem per krime te lehta,jo per te rendat.Per krimet e renda,sjellja e mire mund te shperblehet me me shume privilegje brenda burgut,ose dalje nga burgimi me izolim ne ate me grup.S.d.q.perderisa ish-bashkiaku Tushe u kerkua te rikthehet ne burg,mendoj qe krijoi precedent qe dhe Bajri te rikthehet ne burg,(nese nuk u ka lene pendet,ne te kunderten duhet kthyer me force).Mos duhet qe dhe ne kete rast te kemi amerikanet te pranishem si verzhgues ne gjyq qe gjykatat te tregohen me te ashper e te mos e dredhin?!
PërgjigjuShtet mafioz
PërgjigjuBashkimi i dënimeve bëhet kur konkurrojnë veprat penale. Në rastin konkret dënimet janë caktuar dhe gjykata jonë duhet të njohë dënimin pa të drejtë interpretimi, thjesht vetëm ekzekutim vendimi.
Përgjigju