Si mund të vihet në punë aeroporti Kukësit

17 Shkurt 2020, 11:48| Përditesimi: 17 Shkurt 2020, 11:52

  • Share

Duke biseduar me disa kolegë të mi inxhinierë të aviacionit (njëri prej tyre ka qenë pjesë e grupit që testuan fluturimin me avion tregtar në këtë aeroport), natyrshëm iu drejtova pyetjen: “Duke e konsideruar veten turistë apo udhëtarë, çfarë do t’ju bënte të zgjidhnit të fluturonit përmes aeroportit të Kukësit? Nëse shkoni atje si turistë, a i shikoni mundësitë e akomodimit si të kënaqshme? Përgjigjet që mora ishin jo shumë inkurajuese dhe ndonjëra edhe me nota humori, si:

Përgjigja e parë: “Ia vlen të shkoj të vizitoj Gjalicën dhe do të akomodohem ku të mundem”.

Përgjigja e dytë: “Nuk mendoj se ia vlen të fluturosh në Kukës, për të vizituar Shqipërinë si udhëtar, pasi vetëm shpenzimet në karburant, taksa dhe koha e rrugës janë më të mëdha si kosto, se sa po të zgjidhja të fluturoja nga Rinasi”.

“Në lidhje me turizmin, nuk besoj se do të ketë aq dyndje për turizëm malor, duke marrë parasysh që kushtet infrastrukturore dhe atmosferike nuk janë shumë të përshtatshme. Nëse do të operohej nga ky aeroport, sugjeroj përdorimin e avionëve me helika tip ATR me kapacitet maksimal 70 pasagjerë, duke shpresuar që ka njerëz që i kanë marrë parasysh këto gjëra”.

Përgjigja e tretë, dhe me nota të një humori të hollë, ishte ajo e kolegut inxhinier, që është lindur e rritur në këtë zonë. Citoj: “Do të ketë plot turistë dhe të tanë do të akomodohen tek tunelet e kohës së Enverit, me kapacitet 10000 veta”!!!!

E bëra këtë hyrje, duke marrë parasysh edhe shkrimet e mëparshme, që kam bërë në lidhje me projektin e zhvillimit të aeroportit të Vlorës. Nëse në rastin e Vlorës, projekti është më i besueshëm edhe për faktin se Vlora i plotëson në përgjithësi kërkesat infrastrukturore për turizëm dhe transport, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Kukësin.

Ndërtimi i aeroportit të Kukësit nisi në maj të vitit 2002, pasi më parë, fusha e uljes të avionëve, mbi të cilën ajo është ndërtuar, u përdor nga avionët ushtarakë në ndihmë të popullsisë shqiptare të Kosovës, gjatë perudhës së luftës së Kosovës. Vetë personalisht, së bashku me kolegë të mi, kemi fluturuar disa herë me helikopter në këtë aeroport, që në kohën kur ai ishte vetëm një fushë uljeje e e e deri sa u mor në dorëzim nga shteti shqiptar, kur ishte përfunduar dhe jam dëshmitar i transformimit pozitiv të tij, por që fatkeqësisht akoma të pashfrytëzuar.

Në kohën kur u projektua ky aeroport, u përllogarit të ishte në gjendje për operimet me avionë, me një kapacitet 50-70 vende. Një studim i disa viteve më parë, duke marrë në konsideratë dhe numrin e lartë të emigrantëve nga kjo zonë, në variantin e vet optimist parashikonte një numër pasagjerësh nga 50 mijë deri në 70 mijë pasagjerë në vit. Gjatë këtyre viteve, disa herë është tentuar vënia në punë e këtij aeroporti, por këto përpjekje nuk kanë qenë të sukseshshme. Nuk dua të analizoj shkaqet se përse këto përpjekje kanë dështuar, por dua të jap mendimin tim se si ai mund të vihet në punë, në një kohë sa më të shpejtë.

1. Sugjerimi im i parë është se: projekti për zhvillimin e aeroportit të Kukësit duhet të ecë me të njëjtin ritëm me atë të Vlorës, pasi potencialisht, mendoj se, fluksi më i madh i udhëtarëve për, dhe nga aeroporti i Kukësit do të jetë në këtë segment.

2. Përpara se të mendohet për zgjerimin e këtij aeroporti (zgjatim i pistës, zgjerimi i vendqëndrimit të avionëve apo zmadhimin e terminalit egzistues të pasagjerëve), mendoj se duhet të zhvillohen projekte infrastrukturore dhe turistike që ta bëjnë tërheqës Kukësin si destinacion. Të mos harrojmë se bukuria natyrore e zonës si dhe liqeni, krijojnë mundësi të mëdha për zhvillimin e turizimit. Për ta bërë të mundur një gjë të tillë, qeveria dhe pushteti lokal duhet të mbështesin dhe madje të lehtësojnë projektet që nxisin zhvillimin e turizimit në këtë zonë. Zgjerimi i mëtejshëm i kapacitetve të këtij aeroporti mund të bëhet në çdo kohë, pa cënuar operimet që mund të kenë nisur.

3. Kudo ku kam patur mundësi e kam theksuar dhe mbështetur me forcë idenë se, Shqipëria dhe veçanërisht zona e Kukësit me luginën e Drinit, Gjalicën dhe liqenin, jep një mundësi të madhe për ato që quhen fluturime të kënaqësisë apo argëtimit si dhe fluturime turistike panoramike. Dëshira për fluturime të tilla ka ekzistuar te shumë individë, por deri më sot, edhe ata që kanë mundur ta realizojnë, kanë qenë të paktë dhe shumë herë të paragjykuar.

4. Vetë karakteri malor kësaj zone, klima e ashpër në dimër, e bën këtë aeroport të dëshirueshëm për operimet me helikopter. Që tani mund të mendohet dhe të nxitet krijimi i një qendre operacionale me helikopterë nga ky aeroport, jo vetëm si mundësi për fluturime turistike, por dhe për ato të emegjencave civile apo ndihmës mjeksore.

5. Duke qenë se ky aeroport është pranë Prizrenit (rreth 40 minuta larg me makinë), egziston mundësia që një pjesë e turistëve nga Kosova ta përdorin atë për destinacionin e Vlorës dhe anasjelltas.

Për sa shkruajta më sipër mendoj se jemi vonë me promovimin e aeroportit të Kukësit si destinacion si dhe krijimin e një imazhi turistik për këtë zonë, e thëne ndryshe kjo do të vononte vënien në punë të aeroportit.

 

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • genci: 17/02/2020 17:22

    Z. Vrapi ju lutem ose ndro titullin ose permbajtjen. Nuk ka lidhje njera me tjetren per me teper ju duhet ta dini se qeveria e Z.Rama ka bere dhe miratuar studimin e fizibilitetit nga nje kompani boterisht e njohur austriake. Gjerat qe thoni jane per klasen e pare te shkolles se turizmit. Kjo tregon se sa te dobet jeni ju te lsi ne fushen e aeroporteve d ti dhe nje petrit sula e turperoni lsi edhe pse ju njofin ju duhet te mendohemi se ka shume specialist aviacioni edhe pse nuk shkruajne por kemi kulturen tju gjykojme

    Përgjigju
    • Eris: 18/02/2020 10:39

      Z. Genc, do te kishit te drejte po te trajtonit shkrimin. Si me kulture qe je ti nuk qenke as Rilindas, por dukes si PD.

  • Gezime: 17/02/2020 16:15

    Une jame udhtare i rregullte qe ulltoje disa here per ne Shqiperi dhe nga Shqiperia. Pore ulletimet e viteve te fundite i kame bere nga Shkupi,Ohri,Prishtina, dhe se fundmi nga Potgorica ni airoporte sa ni stalle lopeshe. Per mua nga keto vende ka lindje direkte per shtete Skandinavike dhe qmimi shume i asyshem dhe si jame befasuare qdoher qe kame fluturuare mbi 90% e udhetarve kane qene Shqiptare. Si une mendoje si airoporti i Kuksit kishte per te qene ni mrekudhi per Shqiptaret e Tirane me dy ore largesi ose te Prishtines po te njejten largesi pore ama me ni qmime 10€ deri ne 30 € ne ni drejtime. Se ata qe do vine sdovine per te shkuare dhe pushuare ne Kukse pore do perdorine kuksin per qmimet ma te lira me repekte Gezim

    Përgjigju
  • ylli: 17/02/2020 15:39

    Altin nga inxhinier per te rregulluar veglat e avionit po u merke dhe me aeroporte. Asgje nuk ke thene vetem bukurite natyre. Liqeni ahhhhaa do perdorin mileti avionin per te pare malin dhe liqenin e kukesit

    Përgjigju
  • HMMM: 17/02/2020 12:49

    Ndoshta mund te vihet ne pune duke e shkruar titullin e artikullit sakte?

    Përgjigju
  • JAM KURJOZE: 17/02/2020 12:15

    CFAR DO FLUTUROJNE NGA KY AEROPORDH GOMARE AFGANISTANI APO KAMELE SHKRETETIRE ???????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?