Sali Berisha

Si mundet akoma…!

22 Korrik 2022, 17:08| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 17:11

  • Share

Si mundet akoma, të rrijë në politikë, si mundet akoma ti thotë vehtes “lider”, si mundet akoma të kërkojë pushtetin edhe pse ka damkosur partinë me skandale, si mundet akoma që të  gënjejë dhe ftojë njerëzit ta votojnë për të ardhur në pushtet. si mundet akoma të merret me skenare, fushata, emërime dhe largime të rinjsh nga partia, si mundet të pretendojë se “unë jam e ardhmja”, si mundet që atë njeri e njohin tre brezat e ardhur në jetë pas 1990, dhe akoma beson se “mund të jetë i vetmi që mund të drejtojë vendin edhe pas 32 vitesh”. Si mundet që edhe pse, ka marrë “fermanët” e përtej oqeanit dhe ngushticës së La Manshit, sërish thotë se “janë mashtruar nga Soros dhe Rama”.

Ndoshta mund të qëndrosh me orë të gjata mbi kompjuter dhe të shkruash rreshta pa fund, për njeriun e vetëm në botë që dëshiron të ballcamoset mbi tavolinën e zyrës në parti, vetëm të jetë kryetari saj. Sali Berisha, do të mbahej mend gjatë ndoshta me të mirat dhe të ligat e tij, në rast se, do të ishte larguar përfundimisht nga skena politike dhe meditaike në momentin e caktuar.

Ai nuk u largua, por vetëm sa u “tërhoq” paksa, dhe zuri vend në katin e sipërm të selisë së Partisë Demokratike, duke dirigjuar dhe kontrolluar kryetarin e emëruar, sekretarët dhe kundërshtarët e tij, që me të drejtë kërkonin largimin, dhe jo rikthimin e tij. Sot Sali Berisha, është i gjithi  “non-grata”, nga SHBA, nga Anglia, por nesër mund ta shpallë edhe Gjermania, Franca, apo dhe Italia, dhe kjo mund të jetë një hata e madhe për Partinë Demokratike, dhe jo atë si person.

Edhe pse, qëndroi afro 30 vjet në krye të një partie si pronat dhe jo kryetar i saj, ai sërish nuk kuptoi  asgjë nga politika. Nuk kuptoi se, nga politika duhet të largohesh kur vjen momenti, nga politika duhet të largohesh kur humbet zgjedhjet, sensin e njohjes së realitetit, kur humbet  lidhjet me botën e brëndshme dhe të jashtme, dhe mbi gjithçka tjetër, kur të shpallin “non-grata”.

Zoti Berisha, e ka humbur shansin e të mbeturit në “histori” apo dhe memorjen e shqiptarëve, jo nga momenti kur i shpalli luftë të hapur  Lulzim Bashës, as kur hyri me “trupa” në seli, por kur i shpalli luftë frontale SHBA-së, partnerit tonë  stradegjik. Thotë se “do të vazhdoj betejën time”. Por me cilin, me kë, me çfarë, dhe përse… ndaj them si mundet akoma,  që ky njeri akoma  shpreson  ringritjen politike, pushtetin  dhe mashtron shqiptarët……

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?