Studio e Repolitix ne Report Tv

Eduard Zaloshnja: Si ndahen votat dhe mandatet parlamentare, nëse votohet sot

16 Maj, 10:14| Përditesimi: 16 Maj, 10:25

  • Share

Vetëm 7/10 e zgjedhësve të këtushëm janë të vendosur të votojnë qysh sot, në qoftë se do të zhvilloheshin zgjedhje parlamentare. Kështu rezultoi nga sondazhi i përmuajshëm që zhvillova për Report TV (lexoni këtu

Duke analizuar vetëm zgjedhësit e vendosur për të votuar qysh sot (shihni grafikun e mëposhtëm), rezulton se diçka më shumë se gjysma e të vendosurve do t’ia jepnin votën PS-së (votuesit e vendosur socialistë përbëjnë vetëm 36.3% të dy milionë banorëve të këtushëm në moshë për votim).

Në qoftë se sistemi elektoral do të ishte me një zonë të vetme zgjedhore me proporcional të pastër, pa prag e pa prim (siç e do PD-ja e Bashës dhe partitë e tjera të vogla), PS-së me këto vota, do t’i takonin 71 mandate parlamentare (50.9% e 140 mandateve), PD-së së Berishës 40, PD-së së Bashës 10, PL-së 5, dhe partive të tjera 13.

Me sistemin aktual elektoral (me 12 zona zgjedhore), PS-ja do të merrte sot 81 mandate parlamentare, PD-ja e Berishës 40, PD-ja e Bashës 7, PL-ja 3, dhe partitë e tjera 9 (shihni tabelën e mëposhtme).

Shënim: numrat e mësiperm bazohen në votuesit e vendosur të këtushëm për secilën parti. nuk mund të përfshihen dot votuesit potencialë në emigracion, që s’dihet nëse do tu krijohet mundësia të votojnë

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?