Si po ndikon izolimi te fëmijët me nevoja të veçanta? Logopedja: Terapia online, e pamjaftueshme

28 Prill 2020, 10:39| Përditesimi: 28 Prill 2020, 10:42

  • Share

Fëmijët me nevoja të veçanta janë një nga kategoritë te të cilët izolimi ka ndikuar shumë. Nga terapitë e domosdoshme te shëtitjet e nevojshme në natyrë janë ndër aktivitete kryesore pa të cilat këta fëmijë do ta kenë më të vështirë të përditshmen e tyre . Në një lidhje skype në emisionin “Rreze Dielli” Silvana Gjoni, logopede ka sqaruar sesi po punohet me terapitë për këta fëmijë.

Ajo thotë se ndonëse terapitë online po praktikohen mirë, herë nga prindërit, herë nga vetë specialistët me fëmijët janë të pamjaftueshme.

Secili prej nesh është i ndikuar nga izolimi, ndaj edhe në rastin e fëmijëve me nevoja të vecanta ka regres. Së bashku me prindërit po mundohemi që të mos kemi një periudhë të tillë regresi kur të dalim nga izolimi. Po vazhdojmë me terapinë online së bashku me fëmijët, që si unë dhe fëmija pozicionohemi përballë laptopit, por është e vështirë të komunikohet me një kategori të caktuar të fëmijëve me nevoja të veçanta, (fëmijët me sindromën Doën) psh. Ose ne këshillojmë prindërit online dhe ata vazhdojnë terapinë. Një pjesë tjetër është që ne shkojmë te shtëpitë e femijëve, por duke qenë se shëndeti është parësor, në këtë periudhë ne nuk kemi shkuar, e kemi lënë në dorën e prindërve terapinë. Terapia online ka funksionuar, ka patur efekt, por ka prindër që kanë përdorur programet e mëparshme për fëmijët.” shprehet logopedia në “Rreze Dielli”.

D.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?