Bujar Kapexhiu është një ndër regjisorët dhe artistët më të mirë shqiptarë, gjithmonë i dashur për publikun. Në një intervistë në emisionin ‘ Rreze Dielli’ në Report Tv ai ka treguar shumëçka nga jeta e tij profesionale. Një rrugëtim i gjatë mes filmit, regjizurës dhe karikaturës. Ai tregon vështirësitë, fillimet dhe momentet e ndryshme të një karriere të gjatë e tepër intensive.
Ndërsa ka treguar edhe disa momente tepër pikante të jetës së tij personale ndër to edhe martesën pikërisht në kohën kur partia komunistë e kishte dërguar për riedukim. Ai kishte qenë në survejim gjatë periudhës kur do të bëhej dasma e për këtë arsye I ka kërkuar bashkëshortes të mos vishej me të bardha. Por kjo kërkesë mesa duket nuk është zbatuar nga ajo, duke e vënë në rrezik regjisorin.
“Ishte një periudhë e rrezikshme nëse nuk realizohej porosia e partisë, ka qenë viti 74’-75’ mbas Festivalit të 11-të që filloi reprezalja me ekonominë, ushtrinë, pushkatimet, ishte edhe një tjetër që femrat nuk duhet të jenë shumë të pispillosura dhe kur vinin në punë nuk mund të mbanin varse, vëthë aq më tepër të lyheshin me buzëkuq. Dhe në një moment të caktuar, nuset nuk duhet të dilnin me fustane të bardha. Unë në atë kohë isha i dënuar, punoja në prodhim në kanalë, dhe ju luta bashkëshortes time që mos e vish fustanin e bardhë sepse unë jam i dënuar, mua më ndjekin, jam i survejuar në cdo gjë dhe pikërisht të martoheshe me një grua me fustan të bardhë do thonë ky po na bën sfidë prandaj është e rrezikshme në këtë drejtim. Ajo qeshi dhe tha ‘ Unë një herë martohem dhe do të dal me fustan të bardhë’’ ka rrëfyer ai, gjatë bisedës me moderatoren Androniki Kolka.
Po boll o shoku se e bere bozë. Gjithe shqiptaret kane patur pak a shume një histori të tille por në ndryshim nga ti ata kane vuajtur dhe jo si ti që ngele tribunave si atehere edhe tani.
PërgjigjuTi ke qene spiun i partis komuniste,,, kujt do ti mbushesh mendjen.. servil ne ate kohe superservil ne kete kohe..
PërgjigjuC'jane keto perralla qe tregon ky humoristi ?!
PërgjigjuPo bujar kapexhiu spiun ishte merrte 1200 lek ishte spiun i kamofluar papa sa veta ka fut ne burg bujari nga spiunlleqet qe bente...mbaj mend aty ne pallat per nje anten televizori qe kishte vendosur komshiu e futi ne burg bujari 6 muaj beri i ziu se shifte italin ne televizor eh more bujar dole edhe ti i perndjekur..
PërgjigjuBujar te kerkon ilir meta per protest.shko pirdhu.