Lifestyle

Si të ‘kurojmë’ emocionet nëpërmjet aromaterapisë/ Mësoni pikat e akupresionit për efektet më të mira shëndetësore fizike dhe mendore

20 Maj 2021, 11:03| Përditesimi: 20 Maj 2021, 11:08

  • Share

Aromaterapia është një praktikë shumë e vjetër, e cila ka benefite të shumta në organizëm. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” praktikuesja e saj Jori Çomani tha se ka ndikim të fortë edhe në pjesën emocionale:

“Është një terapi, shërim për trupin dhe mendjen siç ndikon në pjesën shëndetësore fizike ashtu ndikon fort edhe në pjesën emocionale gjë që njerëzit nuk e njohin, deri në shërimin e sëmundjeve në grada shumë të vështira. Është mijëravjecare dhe ka të bëjë me esencat e vajrave është përdorur në Kinë, në Indi në Egjipt. Ato përdornin bimët medicinale duke i shkrirë në rezinë, në dyll apo në pjesën e vajrave vegjetal. Sot ka arritur të futet në studime shkencore” tregoi ajo për emisionin “ Rreze Dielli”.

Të gjesh një praktikë ndihmuese për emocionet duket e vështirë, por aromaterapia ka efekte shumë të mira në shëndetin mendor, Jori Cumani holistic life coach tregoi edhe për vajrat esencial që i vijnë në ndihmë kësaj terapie:

“Ajo është e lidhur me shëndetin e organave të trupit dhe me emocionet që do të thotë në pjesën emocionale mund të kurojë deri emocione të vështira siç janë frika, depresioni, pasiguritë gjithë emocionet më të vështira që ne përjetojmë’’ u shpreh ajo.

“Për t’i përdorur në trup do të bëjmë një përzierje të tillë 6 pika për njerëzit që nuk kanë alergji nuk kanë probleme me lëkurën, nuk kanë hipertension. Njerëzit që nuk kanë këto problematika mund të përdorin deri në 6 pika vaj esencial. Gjithmonë nuk përdoret direkt në lëkurë sepse rrezikon të shkaktojë alergji djegie. Duhet përzierje me një vaj mbajtës që është vaji vegjetal që është vaji bajames, mund të jetë vaji i ullirit Nëqoftëse kemi nevojë për relaksim është i këshillueshëm vaji i lavandës. Ndërsa për njerëzit alergjik doza ulet 3 deri në 2 pika” tha ajo.

A mund ta praktikojmë aromaterapinë në kushte shtëpie?

“Unë këshilloj vajin e agrumeve që është gjithmonë i sigurtë, pra portokall, qitro limon, i cili është për një nga funksionet më kryesore që ne kemi nevojë” përfundoi ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?