Lifestyle

Si të largojmë aromën e pakëndshme të gojës? Stomatologia Imelda Ruçi: Hiqni dorë nga mënyrat tradicionale, nuk kanë efekt

28 Prill 2021, 12:16| Përditesimi: 28 Prill 2021, 12:22

  • Share

Aroma e pakëndshme e gojës është një problem që prek një pjesë të madhe të njerëzve dhe ka një sërë shkaqesh që e sjellin atë.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, stomatologia Imelda Ruçi foli  për aromën e pakëndshme të gojës, cilat janë arsyet që çojnë në aromën e pakëndshme të saj dhe si mund ta shmangim atë:   

“Aroma e keqe e gojës një pjesë e madhe vjen nga dhëmbët e prishur, nga moslarja e tyre në mënyrën e duhur, nga mospërdorimi I fillit dentar tek shumë pacientë është edhe prania e aparateve të ndryshme. Gjithashtu një gabim që bëjnë ne, është edhe moslarja e gjuhës. Edhe gjuha përmban microbe dhe normalisht krijohet era e keqe e gojës. Por edhe përdorimi I pijeve alkoolike por edhe i medikamenteve të ndryshme që marrim” tha ajo.

Por si mund ta luftojmë aromën e pakëndshme?

“Gjëja e parë kryesore është mbajtja e një higjene të pastër të gojës domethënë larja e dhëmëbve mbas vakteve ushqimore, përdorimi I fillit dentar, përdorimi I shplarësve të gojës’ u shpreh dentistja Imelda Ruçi.

Ndërsa foli edhe për një tjetër problem siç është zverdhja e dhëmbëve duke renditur disa nga shkaktarët e saj dhe se si mund ta shmangim atë:

“Konsumimi i ujit ndikon në rritjen gjithashtu të pështymës në kavitetin oral, vet pështyma na ndihmon që ne të kemi një sa më të pastër. 80% e kavitetit oral pastrohet nga vet organizmi  jonë në këtë rast sekretimi I pështymës na ndihmon. Nuk duhet të kemi një gojë të thatë. Konsumimi i ujit ndikon shumë shumë mirë” tha ajo.

Përpos këtyre duhet të heqim dorë edhe nga zbardhimi në kushte shtëpie:

“I themi jo sodës, ujit me kripë, limonit këto janë mënyrat tradicionale që përdorin për zbardhimin e dhëmbëve në kushte shtëpie. Duhet patjetër të referohemi tek mjeku stomatolog që të bëjmë një vizitë, që të shohim se cila është mënyra më e mirë për zbardhjen” përfundoi ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?