Si u ngjizën putinistët dhe 'sovranistët' shqiptarë

25 Shkurt 2022, 21:25| Përditesimi: 25 Shkurt 2022, 21:26

  • Share

Kur dëgjon Putinin dhe zyrtarët e tij të lartë të flasin për “Juntë” “drogaxhinj” apo edhe “sovranizëm” këto orë që duan të bëjnë bombardim propandistik në luftën hibride që kanë ndërmarrë në Ukrainë, duket se këto shprehje i kanë marrë në Tiranë.

Në fakt, nuk se ka ndonjë gjë të çuditshme që kemi parë madje prej kohësh, instalimin e disa qendrave e segmentëve politikë të logjikave putiniste, që kanë synuar vetëm një gjë, të krijojnë një frymë antiamerikane e antiperëndimore në vend.

Frymë, e cila natyrisht nuk është një fenomen vetëm shqiptar, por prej vitesh ka një valë të një logjike të tillë jo vetëm në Ballkan, që është një terren i rëndësishëm i interesave ruse, por edhe në Europë.

Megjithatë, për tu ndalur në Shqipëri, ku kemi parë këto vite një fenomen i shprehur kryesisht në rrjetet sociale, ku është vënë re një “shpërthim i çuditshëm” i filoputinëve shqiptar. E siç doli nga një investigim i rëndësishëm që u bë nga organizata britanike e europiane, i cili u publikua edhe në një dokumentar cilësor, kemi pasur një strategji të plotë të luftës kibernetike nga Rusia. Ku prodhoheshin jo vetëm adresa e llogari facebook-u, por edhe propagandë e shënjestruar politike në vend.

Ky filoputizëm nuk ka qenë aspak një simpati për Rusinë, Moskën, apo ish-Bashkimin Sovjetik, ku mund të ketë ende pjesë të nostalgjisë së marrëdhënieve të vjetra përpara vdekjes së Stalinit, pra para vitit 1953.

Por kemi të bëjmë me një linjë të qartë politike, që ka marr hov herë pas here dhe është shuar më pas si pasojë e mosngjitjes në opinion.

Një linjë, që është gatuar në kuzhinat strategjike të Kremlinit, e që kanë  një linjë të qartë: krijimin e një shtrati antiperëndimor. Aleksandër Dugin, është një filozof nacionalist rus, beniamin i Putinit, që drejton prej vitesh një institute që shpërndan këtë teori. E po prej vitesh, një kënd i portalit antiperëndimor, shpërndan material të tëra edhe në gjuhën shqipe.

E pikërisht, pjesë e koncepte të kësaj logjike kanë hyrë kokë e këmbë në politikën dhe median shqiptare. Ekzaktësisht, kjo frymë ka nisur pikërisht kur u miratua reforma në drejtësi, si një aksion i mbështetur fort nga SHBA e BE.

Pikërisht në atë kohë, një “veprimtar civil” që i thotë vetes avokat dhe që është gjithmonë në krah të Sali Berishës shpalli edhe formalisht “opozitën e re euroskeptike shqiptare”.

Para disa vitesh, , shumë pranë vendit ku zhvillohej takimi i kryeministrave të Ballkanit, ky “veprimtar” deklaroi se “sot shpallet opozita e re euroskeptike shqiptare. Një opozitë nacionaliste e llojit të ri, që e kupton të gjithë atë që është bërë gjithë këto vjet nga BE ndaj Shqipërisë, si një mashtrim, pasi kanë vënë një vijë horizonti e cila largohet sa herë afrohemi. Një ëndërr mashtruese e njëjtë me atë që komunistët e PPSH-së flisnin për arritjen e komunizmit”.

E natyrisht që këto grupe kanë pasur në mënyrë të qartë mbështetjen dhe reflektimet në qëndrime e deklarata antiperëndimore krejt të qarta. Të cilat tek Sali Berisha e Ilir Meta, kanë pasur pasqyrimin e tyre më eminent.

Që natyrisht është mbështetur në retorikat e teoritë konspirative antisorrosiane, që edhe sit ë tilla janë identik me qëndrimet që prej vitesh mban Putini, por edhe ideologët e tij të gjeopolitikës si Aleksandër Dugini.

I cili, në kohën kur fitoi Trump u quajt edhe si një një Rasputin i ri nga mediat që përkrahnin Presidentin e zgjedhur atëherë në SHBA, e që edhe sot ka simpati për Vladimir Putinit.

Në qendrën e mendimeve të Duginit, përveç luftës ndaj liberalizmit, është Euroazia. Një pakt ruso-islamik, një perandori tokësore e drejtuar nga Rusia, e shtrirë deri në Iran përfshirë Turqinë dhe Europën lindore: ky është misioni i ri rus, ambicie e cila do të justifikonte edhe ngulmimin e Moskës për t’u rikthyer në tokat ish-sovjetike, nga Baltiku në Detin e zi./TemA

Komento

Komente

  • Afgsj: 26/02/2022 01:39

    Cila eshte arsyeja qe Shqiptarja.com nuk lejon komentet ne theniet e ambasades ruse dhe artikujve me pikante? Aktivizoni komentet ne te gjithe artikujt ju lutem. Dua te klasifikoj ushtrine ruse dhe partite tona politike si organizata terroriste dhe gjenocidiale. Ju faleminderit.

    Përgjigju
  • Fahjd: 26/02/2022 00:05

    E vetmja arsye qe keto qasje putinistike ose sic i quan artilulli, filoputinistike egzistojne, eshte se e kane zanafillen ne politikat e shtetit dhe qeverise shqiptare, me ne krye Edvin Ramen, sali Berishen, lul bashen dhe Ilir meten. Politika zyrtare e qeverive pas komuniste ne Shqiperi ka qene e tille sa ne sy e faqe ishte me perendimin, por ne vepra dhe menyre te qeverisurit ishte staliniste. Shqiperia ka te njejtin model politik sic ka rusia putinike. Oligarki politikanesh qe kontrollojne dhe monopolizojne te gjithe pasurine kombetare, perfshi ketu partite politike. Konkurenca ne Shqiperi nuk perbehet nga ligjet e ekonomise se tregut dhe zotesia vetiake, por nga “perafersia” dhe “njohuria” me “kontaktin politik.” Nuk ka asnje biznes ne Shqiperi qe ka kellqe te konkuroje ne saje te zotesise se paster, por vetem konkurojne duke i leshuar “shtetin” kundershtarit, sepse kane mik ose kane lidhje familjare me Maliqin. Nje Maliq, te cilit i lepihen dhe i servilosen ne menyren me zvarranike te mundur. Cilesia e qeverive te nje pasnjeshme pas diktatoriale, mund te gjykohen fare lehte nga nismat dhe bemat qe lejojne, mundesojne dhe nuk asgjesojne korrupsionin dhe arrijne deri tek asgjesimi i klases se mesme qe u krijua pas diktatures dhe persekutimi i kombesise shqiptare deri ne ate pike sa mund te quhet shkombetarizim. Programi dhe modeli putinist eshte ndjekur dhe egzekutuar pike per pike ne Shqiperi. Problemi madhor qe ka sot klasa politike Shqiptare eshte mungesa e larmise se ideve, eksperience e egzekutimit ligjor dhe perfundimisht falimentimi ekonomik i cili mund te vijoje se shpejti. Kesaj te fundit nuk ka zog Putane, me falni, Putini qe i shpeton.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 25/02/2022 22:49

    Shoqata e miqesise Shqiperi-Rusi eshte shoqate putiniste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?