Sot Facebook lajmëroi se ka ndërprerë disa funksione chat në faqen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për shkak të gjuhës së urrejtjes të përdorur në postimet e tij, që shkelin normat etike të kompanisë. Pak ditë më parë Facebook arriti të mbyllë faqet e shumë eksponentëve të së djathtës ektreme italiane, që gjithashtu përdornin një gjuhë të konsideruar jo etike nga Facebook. Abuzimi prej vitesh që shumë eksponentë politikë bëjnë me Facebook, duke e përdorur platformën e socialmediave për të shpërndarë fushata urrejtjeje dhe për të prodhuar fakenews, ka shtyrë kompaninë amerikane të reagojë dhe të marrë masa.
Kushedi nëse “inspektorët etikë” të Facebook që kontrollojnë miliona faqe, pasi treguan se e kuptojnë gjuhën italiane dhe atë izraeliane, do të tregojnë se e njohin edhe atë shqiptare. Kushedi nëse pas pak ditësh zbulojmë se Facebook ka mbyllur për shembull faqen e Sali Berishës, që prej vitesh përdoret nga lideri i vjetër për të shpërndarë urrejtje, shpifje dhe fakenews. Berisha do të humbiste dritaren kryesore të komunikimit që i ka mbetur, por opinioni publik do të shpëtonte të pushtohej nga urrejtja dhe shpifjet që ai vazhdon të prodhojë. Kështu nuk na mbetet të shpresojmë te Facebooku, ose të mençuria e doktorit.
Per "fat" te tij, sikur ta ndiqnin te gjithe shqiptaret, nuk ka peshe ne rrjet
Përgjigju