Sikur të vendosnin fëmijët?

1 Qershor 2019, 21:49| Përditesimi: 1 Qershor 2019, 21:50

  • Share

Në këtë 1 Qershor s’do të kishte fushatë, përgjatë kaq shumë vitësh nuk do të kishte sherrnaja politike, plot tre rekomandime pozitive të KE-s do ishin kthyer në hapje negociatash me kohë.

Meqenëse ju z.Rama, z.Basha, doktor Berisha, znj.Kryemadhi, keni fëmijë, pyesni njëherë veten përtej një pushteti. Çfarë dreqin nuk shkon me ju, që njerëzit janë të vrarë e të ndarë në shpresën e tyre!

Fushata pa konkurrentë është si ajo ndeshja që rezultatin e ka në tavolinë, 3 me 0.

Por edhe kampionati nuk mund të zhbëhet pasi një skuadër konteston gjithmonë arbitrin.

Meqenëse ende është 1 Qershor, nesër 2 Qershor dhe në Tirane ka protestë masive dhe zyrtarin më të lartë të NATO-s vizitor.

Çfarë do të percjellim në ekrane dhe përtej kufijve? Atë që thotë kryeministrja serbe, njerëz të egër nga mali?! Apo njerëz që Shqipërinë e kanë si një nder femijët e tyre, si ato gishtat e dorës që dhembin të gjithë njësoj e nuk ndahen!

Pse nuk vendosni fëmijet para karriges politike?

Flisni njëherë me fëmijët tuaj, flisni më pas dhe me fëmijët e këtij vendi. Flisni për atë që të rritur si ju, kanë bërë keq e gabim. Flisni jo me letra por ashtu kokë me kokë. A ja vlen te zihen me të rriturit ju ne mbështetësit tuaj për të krijuar një vend të pasigurtë për të gjithë femijët?!

Me korin e fëmijëve Parashevi Simaku, ka gdhendur një mesazh që s’duhet harruar.

Ndoshta shumë nga ata që sot ishin në fushatë e nesër do jenë në protestë se kanë dëgjuar, pasi ka vite që media e lë pas dore edhe për 1 Qershor, por nje refren i atij mesazhi godet fort:

"Mos jau prishni ëndërrat

janë  të vegjël shumë

mos lëndoni nëna syrin e pagjumë

të gjitha do i dhuroja

kaq të lumtur t'i shikoja

dhe fëmijët në gjithë globin anembanë"

#sillunisiterriturperfemijetshqiptar

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?