Qani Sadiku dhe Ilir Meta

Politikë

‘Simbol i rezistencës së diktaturës komuniste’, Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Qani Sadikut: Mbrojtës i idealit për liri

1 Dhjetor 2021, 12:09| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 12:10

  • Share

Presidenti Ilir Meta, ka shprehur trishtimin për ndarjen nga jeta të Qani Sadikut, një simbol i rezistencës heroike kundër diktaturës komuniste.

Me një footgrafi, Meta thotë se Sadiku është dëshmi e shpirtit të pamposhtur dhe sakrificës në mbrojtje të idealit të shqiptarëve për liri, demokraci, shtetit të së drejtës dhe dinjitetit njerëzor.

Presidenti shton se me forcën e karakterit dhe burrërinë e pashoq, ai përballoi terrorin më të egër duke na frymëzuar të gjithëve me shembullin e tij të rezistencës ndaj autoritarizmit dhe çdo forme dhune, që cënon liritë dhe të drejtat e njeriut

“Ngushëllimet më të ndjera familjes Sadiku dhe komunitetit të ish-të përndjekurve politikë! Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan Meta në rrjetin e tij social Facebook.

Qani Sadiku në vitin 1973 është internuar nga Elbasani në Borsh të Sarandës, 5 vjet për aktivitete politike. Ai u shpall fajtor me motivacionin "agjitacion e propagandë" dhe u dënua me 10 vjet burg në Spaç. Në vitin 1990 ndodhej në kampin e Shën Vasilit në Sarandë ku u bë pjesë dhe e një greve të të dënuarve. Gjithsej ka kryer 18 vjet e 7 muaj burg.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?