Rënia e bustit të Enver Hoxhës

Simbolet e komunizmit dhe hija e tij! 

15 Maj 2022, 20:52| Përditesimi: 15 Maj 2022, 20:56

  • Share

Në fillim të viteve shqiptarët shpresonin të rrëzonin Regjimin e bashkë me të edhe gjurmët e tij! Shpresa e vetme për ta bërë atë ishte PD e cila në fakt nuk krijoi lëvizjet e ndryshimit, por ishte pasojë e lëvizjeve të viteve '90 të punëtorëve, qytetarëve e disa intelektualëve që kërkonin si lirinë ashtu demokracinë, të dyja të mohuara padrejtësisht dhe dhunshëm që nga mbarimi i Luftës II Botërore!

Pra, nuk ishte PD ajo që e mundi Regjimin, por ishte vullneti i qytetarëve të etër për liri e të vendosur për të rrëzuan Regjimin, krijuan e themeluan PD!

Në fakt pritshmëritë e qytetarëve ishin të mëdha tek PD, që të krijonte jo vetëm një sistem të shendosh vlerash demokratike në shoqëri, por të krijonte edhe reforma apo procese qeverisje që do e shkëpusnin Shqipërinë nga e kaluara duke e lënë atë vetëm si një kujtim të hidhur te historisë. Askush nuk e kishte menduar që hijet e komunizmit do të vazhdonin të ishin të pranishme e të ktheheshin deri në nostalgji! Çdo ditë e më shumë këto hije në 30 vjet janë bërë më të pranishme e kjo lidhet me faktin se PD nuk përfaqësoj pritshmëritë e qytetarëve, por dështoj në misionin e saj!

Deshtimet e mëdha të PD ishin:

1.Jo vetëm nuk bëri dekomunizmin e shoqërisë, por nuk bëri as dekomunizmin e vetes! PD është përbërë në themel nga ish komunistë, ka qeverisur me metoda komuniste e po ashtu ka funksionuar dhe është organizuar me metoda të ngjashme të PPSH duke kultivuar kultin e individit që sot është edhe shkaku kryesor i krizës së saj të brendshme:

2. Nuk bëri reformën e thellë e serioze të pronës private. Mungesa e vullnetit të PD, ose më mirë interesat e disave për ta përvetësuar atë, ka bërë që sot problemi i pronës të jetë problemi kryesor që pengon një zhvillim të shëndosh e po ashtu pengesë serioze e investime të huaja, sepse për çdo investitor që kërkon të investoj në sektor strategjik, për të njëjtin truall i rezultojnë të paktën tre pronar;

3. Dështoj në një zhvillim urban e të kontrolluar duke krijuar xhungla në qytete që do të duhen shumë vite ose ndoshta asnjëherë për tu reabilituar;

4. Nuk krijoj meritokraci në biznes apo në sipërmarrje, por nisma të kontrolluar e të favorizuara sipas lidhjeve me klasën politike e me pushtetin. Kjo bëri që talentet të largoheshin jashtë e në sektorin e sipërmarrjes sa sot kemi arritur në fazën e mirëfilltë të oligarkëve që kanë shumë pak dallim me ato të Rusisë;

4. Dështoj në krijimin e një sistemi të shëndosh shkollor e universitar duke prodhuar kjoska që nuk nxirrnin të shkolluar, por printonin diploma per "hajvanë"

5. Dështoj në menaxhimin e shfrytëzimin e pasurive kombëtare, që në fakt u kllabëruan nga oligarkët që kishin lidhje dhe interesa më klasën politike

6. Themeluesit e PD, dështuan në krijimin dhe në zhvillimin e një filozofie serioze të djathtë. Në fakt PD është përdor vetëm si logo për të marr ose mbajtur pushtetin! Në 30 vjet, asnjë nuk është interesuar të krijonte një PD të fortë që do i mbijetonte gjatë në kohë duke u bërë alternativa e vetme sociale e  politike e të Djathtës! Kualicioni i 2009 ishte goditja më e rëndë që ju bë PD dhe misionit të saj, sepse është e vërtetë se i zgjati jetën edhe për një mandat, por për ta dënuar me vonë për një qëndrim thuajse pafund në Opozitë! Shumë aludojnë se PD nuk mundi të fitonte pas 2013 e deri në 2021, por askush s'ka kurajë të thotë, se ato humbje ishin pasojë e qeverisjes nga 2009 deri në 2013, prej të cilës qytetarët e demokratët e humbën thellë besimin e përfaqësimit të PD! PD, e humbi në 30 betejën me komunizmin, por e humbi edhe me veten, sepse nuk arriti për arsyet që thamë më sipër të bëhej një alternativë reale antikomuniste!

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?