Sir Alex Ferguson

Sir Alex dhe frika nga demenca, Ferguson: Shpesh luaj kuice, shqetësohem nëse nuk jap 70 përqind të përgjigjeve të sakta

22 Shtator, 15:01| Përditesimi: 22 Shtator, 15:05

  • Share

Trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson ka dhënë rrallë intervista vitet e fundit, por së fundmi ka vendosur të flasë për BBC për shëndetin e tij.

Ferguson, i cili në fillim të vitit 2018 përfundoi në një operacion urgjent për shkak të një hemorragjie në tru, tani ndihet mirë, por pranon se në moshën 82-vjeçare ka frikë nga demenca dhe sëmundja e Alzheimerit.

Një vit më parë, legjendari Bobby Charlton vdiq pas një beteje të gjatë me demencën, ndërsa legjendar Denis Lau po lufton Alzheimerin në moshën 85-vjeçare.

“Unë jam 82 vjeç, është normale që të shqetësohem. Do të gënjej nëse do të thosha se nuk po mendoja nëse marr demencë ose Alzheimer.

Kujtesa ime është shumë e mirë dhe bëj disa gjëra që më bëjnë dobi. Lexoj shumë dhe ajo që më bën të qartë mendjen janë kuizet. Hap YouTube, i gjej ato kuizet prej 100 pyetjesh dhe u përgjigjem atyre. Nëse nuk i jap 70 përqind të përgjigjeve të sakta, jam i shqetësuar”, tha skocezi legjendar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?