Avokatët e viktimave prej sulmeve me armë kimike në Siri kanë denoncuar shtetin sirian para drejtësisë gjermane për dy masakra që i kushtuan jetën të paktën 1400 njerëzve gjatë sulmeve në Ghouta në vitin 2013 dhe në Khan Shaykhun në vitin 2017. Nëse kërkesa e avokatëve pranohet nga gjykata gjermane, Bashar al Assad dhe njerëzit e tij mund të përfundojnë në gjyq në Berlin.
Damasku gjithmonë ka mohuar të ketë përdorur armë kimike kundër civilëve, por një hetim i komisionit i Kombeve të Bashkuara për masakrën e Ghouta të vitit 2016 konfirmoi përdorimin e sarinës dhe drejtoi gishtin drejt qeverisë siriane.
Ky është procedimi i dytë për krimet e kryera gjatë luftës në Siri që hapet në Gjermani, ku është i vlefshëm parimi i "juridiksionit universal", i cili autorizon një shtet të ndjekë penalisht autorët e krimeve të rënda, pavarësisht nga kombësia ose vendi i origjinës së tyre si dhe krimet ku janë kryer.
Avokatët kanë mbledhur dëshmi nga 17 të mbijetuar dhe 50 dezertorë të cilët janë në dijeni për programin e armëve kimike të qeverisë siriane dhe planet për të kryer dy sulmet.
Një muajin prill ka nisur në Gjermani një tjetër proces gjyqëror në qytetin në Koblenz ndaj disa anëtarëve të shërbimeve të sigurisë së Asad të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit, përfshirë tortura dhe abuzime seksuale.