"Arkeo-Bylis", njësia kërkimore-shkencore e krijuar pranë Akademisë së Shkencave, me një mbështetje financiare modeste, brenda një muaji befason me zbulimet e para, nga gjurmët e Aleksandrit të Madh tek ato të perandorit Justinian.
Veç cisternës me pesë njësi të ndara (për të mos lejuar përhapjen e ndonjë helmimi a infektimi në të tërën), më e madhja në Ballkanin e jugut, po dalin në dritë shenja të rëndësishme për gjetje që mund të ndryshojnë përfytyrimin për historinë e qytetit, që u shua në shek. VI, pas përhapjes së epidemisë së murtajës.
“Një statuetë e Aleksandrit të Madh (shih); një "numeia", monedhë me portretin e perandorit Justinian në faqen recto dhe shkronjën A (?) verso (shih); identifikime me rëndësi në nekropol, ku ende nuk është nisur asnjë kërkim ("tempulli" natyror i kushtimeve për mbarësi në udhëtimet e gjata e të vështira - kryesisht figurina të Mërkurit - shih), janë vetëm disa prej tyre.
Arkeologu Neritan Ceka, që drejton njësinë dhe ekspeditën, duke përshkruar praninë kulturore helene e romake, gjithashtu dhe bizantine, thekson iliricitetin e qytetit, veçoritë e teatrit klasik të komedisë me 7.500 vende, në mënyrë të veçantë befasitë që mund të rezultojnë pas kërkimeve në "episcopal pallas" dhe në nekropol. Ceka nuk i kursen në këtë rast falënderimet për mbështetjen e autoriteteve vendëse qoftë dhe me gjeste simbolike, të afaristëve mallakastriotë dhe të mirëdashësve të arkeologjisë dhe lashtësisë së qytetërimit.”, njofton Akademia e Shkencave ne faqen e saj zyrtare.
Pyteni Neritanin se sa $ i ka shit një pjesë të objekteve arkeologjike të gjetura në Butrint dhe në disa zona të tjera arkeologjike
Përgjigju