Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Situata epidemiologjike e stabilizuar, asnjë viktimë nga COVID-19 në Kosovë, 19 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit

1 Qershor 2021, 15:46| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 15:49

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 19 persona dhe nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Kjo është dita e 3 radhazi që në vend nuk raportohet asnjë humbje jete.

Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 177 gjatë 24 orët e fundit.

Sot në Kosovë, janë vaksinuar 2.318 persona, ndërsa gjithsej numri i vaksinimeve është 67.094.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur më 28 mars, kur në vend mbërritën dozat e para të vaksinës anti-COVID.

Situata epidemiologjike në Kosovë paraqitet mjaft e stabilizuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?