Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Situata epidemiologjike në Kosovë e stabilizuar, 1 humbje jete dhe 29 raste të reja në 24 orët e fundit

13 Tetor, 15:51| Përditesimi: 13 Tetor, 15:53

KOSOVË- Javët e fundit duket se situata epidemiologjike në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm. Në 24 orët e fundit është regjistruar një humbje jete nga COVID-19, ndërsa nga 2.526 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me virusin 29 persona.

Aktualisht numri total i infektimeve aktive me koronavirus në vend është 1.043, ndërsa 36 te tjerë kanë arritur të fitojnë betejë me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Situata për sa i përket pandemisë u përkeqësua pas shfaqjes së variantit delta, por pas marrjes së masave dhe teksa vaksinimi masiv po vijon me ritme të kënaqshme, gjithçka duket më optimale.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.947 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.476.104 doza të vaksinës, ndërsa deri më sot 648.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet në Fier e Fushë Krujë, a jeni të shqetësuar nga situata e rendit dhe sigurisë publike?